3 ishin dashuritë e Atjonit: vajzat, atdheu, udhëtimet, e s'dihej kush ishte e para, të tria të para..
"Ne do ta sundojmë botën me buzëqeshje e punë të pareshtur" PJESËZ NGA TRAKTATET E ATJONIT
Deti i madh i dhembjes...
Me këtë rast po botojmë si homazh disa si tercina të vogla, nga ato që ka thënë Atjoni dhe kanë thënë për të.
A JEMI GATI PER ATE QE DUAM?
Kur isha fëmijë Një ditë vere do të më ndodhte diçka, e cila do ngelej gjithmonë e gërvishtur në kujtesën time. Isha "mysafir" në shtëpinë e një miku të tim eti dhe, papritshmërisht, na ndodhi që një harabel a diçka e ngjashme të përplasej në dritaren, nga e cila po vështronim mendimet tona. Zogut të vogël i ishte thyer krahu dhe, po prapë papritshmërisht, zbulova se një nga pasionet e tashmë mikut tim e jo vetëm të tim eti, ishte ornitologjia dhe detyrimisht dinte gjithçka mbi zogjtë e se si të kuronte krahun e atij. Si çilimi më dukej pabesi e madhe ndaj natyrës që një krijesë kaq e brishte të mos lihej e lirë mbas kurave dhe me insistimin e kokëfortit ngulmoja në çrobërimin e tij, aty në çast dhe pa e ditur mora mësimin e parë mbi vendin tim.
Me një çiltërsi e thjeshtësi të hatashme mu shpjegua se do të ishte mizori t'i jepej liria në atë gjendje atij zogu të pambrojtur dhe i pamundur për t'i përmbushur nevojat vetes. Më përpara se liria, du- hej ndihma, kurimi dhe kujdesi, mbështetja e plotë si paralirí ose si pjesë e lirisë utilitare. Këtë po e ndjeja si fëmijë, por si më i rritur, e kam të qartë se liria e vendit tim është e para dhe më e çmuara.
Po a jemi gati për atë që duam?
Plani i madh: sundimi i botës me buzëqeshje dhe punë të pashtershme për të mirën e njeriut.