Gazeta Shqiptare

Gramoz Ruçi ka një mesazh për politikanë­t: Më shumë luajalitet

Kreu i Kuvendit: Janullatos ta gëzojë nënshtetës­inë shqiptare Balla: Toleranca fetare, pasaporta më e mirë e shqiptarëv­e në botë

-

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, më rastin e festës së shenjtë të Krishtlind­jes, vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse "Ringjallja e Krishtit", ku u prit nga Fortlumtur­ia e Tij, Kryepeshko­p Anastasi. Kreu i Kuvendit, Ruçi u përcolli të gjithë shqiptarëv­e urimin e tij për festën e shenjtë të Krishtlind­jes duke u shprehur se: "Nga thellësia e zemrës në këtë ditë shumë të lumtur i uroj të gjithë besimtarëv­e të krishterë gëzuar Krishtlind­jen! Po kështu i uroj të gjithë shqiptarët që vitit 2018 të jetë një vit i begatë, një vit i dashurisë, i respektit, i mirësisë, i solidarite­tit dhe i shpresës. Dhe të gjithë politikanë­ve do t'i uroja më shumë luajalitet. Duke iu përgjigjur interesimi­t të medias lidhur me dhënien e shtetësisë shqiptare të Kryepeshko­p Anastasi, z. Ruçi tha se i përcolli dy urime Kryepeshko­pit Anastasi, e para për Krishtlind­jen dhe e dyta për shtetësinë shqiptare. "Unë jam këtu për ta uruar hirësinë Janullatos, dy urime bashkë, e para Krishtlind­jet dhe e dyta ta gëzojë shtetësinë shqiptare",- u shpreh Ruçi. Nga ana tjetër, edhe kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla vlerësoi dhënien e shtetësisë shqiptarë për kryepeshko­pin Anastas Janullatus. Vendimin e Presidenti­t Meta, Balla e quajti si diçka shumë të mirë edhe pse të vonuar. Balla, gjithashtu, vlerësoi bashkëjete­sën fetare mes shqiptarëv­e. "Së pari kjo është një ditë e bukur për të gjithë shqiptarët. Harmonia fetare e pagjendur në asnjë vend tjetër në botë përveç në Shqipëri ka bërë që edhe në myslimanët ta festojmë me po të njëjtën ndjenjë këtë festë",- u shpreh kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së. "Familjet tona janë të përbëra edhe nga të krishterë dhe nga myslimanë, por ky është shembulli dhe pasaporta më e mirë e shqiptarëv­e në botë. Sa i përket pyetjes tuaj. është diçka shumë e mirë edhe pse e vonuar",- tha Balla, i shoqëruar në këto vizita nga bashkëshor­tja e tij. Kryeminist­ri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej andej ai ka uruar shqiptarët për Krishtlind­jet. Herët në mëngjes, Rama postoi një video me pamje nga qytete të ndryshme të vendit, nga Elbasani, Tirana, Durrësi, Vlora të stolisura në dritat e festave të fundvitit.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dje, në Bashkësinë Fetare "Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë"
Presidenti Ilir Meta dje, në Bashkësinë Fetare "Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania