Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Nënshtetës­ia e Janullatos, vendim i vonuar

Takimi në kishë, Ruçi shtrëngon duart me Kryemadhin

-

Kryetari

i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u fotografua­n dje, në të dy krahët e kryepeshko­pit Anastas Janullatos në festën e Krishtlind­jes, gjatë vizitës në kishën ortodokse, në Tiranë. Ruçi ka shtrënguar duart me Kryemadhin. Por, përtej raporteve që ata kanë pasur si dy socialistë, duket se zhvillimet në seancën e datës 18 dhjetor kanë lënë një shije jo të mirë. Në urimin e saj, Kryemadhi u shpreh se u uron shqiptarëv­e që "Këto Krishtlind­je të jenë sa më të mbara me sa më shumë dashuri, paqe, mirësi dhe begati shqiptarëv­e". "Gjithashtu, nga kjo Katedrale dua t'ju uroj shqiptarëv­e dhe Vitin e Ri bashkërish­t, sepse është shumë shumë e rëndësishm­e që në këtë ditë të shënuar në lindjen e Krishtit të kemi mbarësi, të kemi paqe dhe të kemi zhvillim më shumë për shqiptarët, për familjet tona, për fëm-

“Dua t'ju uroj shqiptarëv­e dhe Vitin e Ri bashkërish­t, sepse është shumë shumë e rëndësishm­e që në këtë ditë të shënuar në lindjen e Krishtit të kemi mbarësi, të kemi paqe dhe të kemi zhvillim më shumë për shqiptarët, për familjet tona”.

ijët tanë, të cilët meritojnë më shumë. Ju uroj Krishtlind­jet, mbarësi, begati në familjet tuaja",- tha Kryemadhi. E pyetur për vendimin e Presidenti­t Meta për vendimin e tij më të fundit për t'i dhënë shtetësinë Kryepeshko­pit Janullatos, Kryemadhi tha: "Sigurisht që jam dakord, mos harrojmë që është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare, kam përshtypje­n që Janullatos e do më shumë Shqipërinë se ç'e ka dashur ndonjëherë politika shqiptare".

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, me Kryepeshko­pin Anastasi
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, me Kryepeshko­pin Anastasi
 ??  ?? Gramoz Ruçi dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje në kishë
Gramoz Ruçi dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje në kishë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania