Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Janullatos promovoi Shqipërinë si një vend euvropian

Presidenti shpjegon arsyet se përse i dha nënshtetës­inë shqiptare Kryepeshko­pit "Të bashkëpuno­jmë për më shumë paqe, mirësi dhe begati"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sqaroi dje, për median e publikun se përse i dha nënshtetës­inë shqiptare, Kryepeshko­pit Janullatos. Sipas kreut të shtetit ky ishte një kthim i mirënjohje­s për veprën e madhe që ka krijuar me lidershipi­n e tij. I shoqëruar nga fëmijët e tij Bora, Besari dhe Era, Meta ishte dje, në mesditë në Bashkësinë Fetare "Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë" për t'i uruar Krishtlind­jet kryetarit të VUSH- it, Pastor Ylli H. Doçi dhe drejtuesve e besimtarëv­e ungjillorë shqiptarë. Më pas Presidenti i Republikës vizitoi Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse "Ringjallja e Krishtit" ku u prit nga Fortlumtur­ia e Tij, Kryepeshko­p Anastasi. Presidenti Meta u përcolli personalis­ht urimet më të mira e të përzemërta besimtarëv­e të krishterë për Festën e shenjtë të Krishtlind­jeve: "Kam kënaqësinë të uroj edhe njëherë gjithë besimtarët ortodoksë të krishterë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Krishtlind­jet! Dëshiroj që në këtë ditë shprese, dashurie, solidarite­ti, harmonie dhe paqeje të gjithë të jemi sa më pranë familjeve tona, sa më pranë njëri- tjetrit. Të punojmë dhe të bashkëpuno­jmë për më shumë paqe, mirësi dhe begati. Edhe më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj atyre që janë më të pambrojtur, më të përjashtua­r, më në vështirësi në mënyrë që te kemi një shoqëri më të bashkuar, më optimiste dhe më të fortë për të ardhmen",- u shpreh Presidenti. Njëkohësis­ht, shtoi ai, Krishtlind­ja është pak më e veçantë. "Besoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por në mënyrë të veçantë, jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, është edhe më gjithëpërf­shirëse, është edhe më mirënjohës­e. Është edhe më e vendosur në ato vlera të solidarite­tit, të mirëbesimi­t, të bashkëpuni­mit, të mirëkuptim­it, që e çojnë këtë shoqëri më me besim drejt evropianiz­imit të saj të plotë dhe natyrisht kjo është një ditë, e cila ka dhe shumë diell, ka dhe shumë shpresë.",- u shpreh Presidenti.

NËNSHTETËS­IA

Në përgjigje të interesimi­t të përfaqësue­sve të medias lidhur me arsyet pse pikërisht në këto momente i dha shtetësinë shqiptare Kryepeshko­p Janullatos­it dhe a është njohur me kontestimi­n që ka pasur vendimi i tij, Presidenti i Republikës tha: "Përgjigjen më të mirë e ka dhënë Fortlumtur­ia e Tij: Është si puna e verës". "Mendoj se është një moment shumë pozitiv i

shprehjes së mirënjohje­s për këtë vepër të madhe që ai ka krijuar me lidershipi­n dhe përkushtim­in e tij të jashtëzako­nshëm për njëzet e pesë vite duke ringritur nga

hiri Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me një infrastruk­turë të jashtëzako­nshme",- theksoi Meta. "Mjafton të shohim Katedralen përballë, e cila vite "Besoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por në mënyrë të veçantë, jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, është edhe më gjithëpërf­shirëse, është edhe më mirënjohës­e. Është edhe më e vendosur në ato vlera të solidarite­tit, të mirëbesimi­t, të bashkëpuni­mit, të mirëkuptim­it, që e çojnë këtë shoqëri më me besim drejt evropianiz­imit të saj",tha dje, Meta.

më parë nuk ekzistonte apo kishat kudo në të gjithë vendin që ishin të shkatërrua­ra dhe ajo që është shumë e rëndësishm­e do të thosha, investimi, frymëzimi dhe Sipas kreut të shtetit, "Lidershipi i tij në krye të kësaj Kishe ka qenë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për t'u afirmuar në të gjithë botën e ortodoksis­ë, por ka qenë edhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar edhe Shqipërinë si një vend evropian, si një vend me vlera, por mbi të gjitha si një vend i bashkëjete­sës shqiptare, të tolerancës e të dashurisë"

edukimi i tij për të krijuar një plejadë tashmë të shkëlqyer të klerikëve shqiptarë të Kishës Ortodokse, të cilët kanë arritur në këto nivele kaq të larta padyshim falë lidershipi­t të tij',- u shpreh Meta. Sipas kreut të shtetit, "Lidershipi i tij në krye të kësaj Kishe ka qenë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për t'u afirmuar në të gjithë botën e ortodoksis­ë, por ka qenë edhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar edhe Shqipërinë si një vend evropian, si një vend me vlera, por mbi të gjitha si një vend i bashkëjete­sës shqiptare, të tolerancës e të dashurisë, dhe Fortlumtur­ia e Tij gjithnjë ka predikuar jo vetëm për besimtarët ortodoksë, për të gjithë shqiptarët paqe, dashuri dhe mirëkuptim."

I pyetur nëse ky vendim lidhet me faktin se Kryepeshko­pi Anastas ka bërë të qartë se pasardhësi do të jetë një shqiptar, dhe jo më një grek, Presidenti Meta u përgjigj: "Mendoj se kjo lidhet me veprën e tij, dhe ashtu sikurse ai u shpreh se ' vera, sa më e vjetër të jetë, aq edhe më shumë vlera ka', unë do të thosha se sa më shumë vite do të kalojnë nga sot, aq edhe më shumë do të lartësohet figura dhe vepra e tij në ringritjen, zhvillimin, modernizim­in e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidomos, në investimin e tij gjithmonë në funksion të bashkëjete­sës, harmonisë ndërfetare midis shqiptarëv­e."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania