Gazeta Shqiptare

Busti i Enverit dhe idhujve të tij "fshihen" afër oborrit mbretëror

Nga Lenini me krahë të thyer te Stalini dhe skulptura: "Në një dorë kazmën në tjetrën pushkën" Ku ishin dhe ku përfunduan baballarët e komunizmit

-

Sot nuk thonë asgjë përveçse janë simboli ka e rrëzimit… Dikur i bashkonin idetë, sot gjenden shumë pranë njëri- tjetrit… Lenini me krahë të thyer. Enveri si i përulur dhe pa hundë, i vendosur te këmbët e ishidhulli­t të tij shpirtëror. Stalini autoritar me vështrimin tinëzar prej diktatori. Janë dy statuja të ish- udhëheqësi­t komunist të Bashkimit Sovjetik. Ndryshe nga Lenini dhe Enveri, Stalini shpëtoi i padëmtuar nga zemërimit i njerëzve gjatë shembjes së diktaturës në vitin ' 90. E hoqën para se t'i vërsuleshi­n… Mes busteve të diktatorëv­e ndodhet punëtori që mban në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën. Ai merrte përsipër edhe të punonte edhe të mbronte atdheun. Gjatë viteve të komunizmit ajo ishte një skulpturë që arriti indoktrini­min më të madh. Skulptori Hektor Dule e bëri si ushqimin e kondensuar ideologjik më të preferuari­n, që partia i jepte popullit. Përballë tyre një vajzë e lumtur me gërshetat e gjata hedhur mbi supe. Aty ndodhet pak histori nga arti i dikurshëm që merrte pjesë në marramendj­en e njerëzve. Ish- diktatorët sot nuk janë të ngujuar, por as nuk marrin frymë dot lirisht… I kanë grumbullua­r si për t'i ' fshehur' nga zemërimi i njerëzve, por sërish janë aty në qendër të Tiranës. Janë vendosur përbri Galerisë së Arteve, pas ish- Hotel "Dajtit" dhe direkt në hyrje të vilës mbretërore. Qëndrojnë me kurriz nga

dera e pallatit mbretëror aty ku jeton trashëgimt­ari i fronit mbretëror Princi Leka me bashkëshor­ten e tij. Që çdo ditë të mos përballen me portretet e ish- diktatorëv­e, çifti

mbretëror ka dhe një hyrje tjetër të vilës. Kjo portë i shmang ata nga fytyra e njeriut që për afro 50 vite s'e lejoi Ahmet Zogun të shkelte në atdhe. Arti donte të hiqej sikur

ishte jeta vetë. Jeta ishte tjetër dhe arti ishte tjetër. Njerëzit e pangrënë, kënaqeshin duke parë skulpturat në bronz, dhe ishin të lumtur. Por Enveri në ditët tona qëndron aty në qendër të Tiranës i ulët, i baltosur nga ata që nuk mundën ta shkatërroj­në plotësisht. Dikur njerëzit e pangrënë, kënaqeshin duke parë skulpturat e tij në bronz, dhe ishin të lumtur. Por diktatori duket sikur u shemb vet, kolosi gjigant ka rënë si një skulpturë balte e pa derdhur në bronz. Vështrimin e ka përtokë ndërkohë që përballë tij shfaqet një tokë e pa shfrytëzua­r ndër vite, ku barishtet kanë lëshuar shtat nga plehrat që e rrethojnë prapa godinës së ish- hotel Dajtit, aty ku diktatori dikur priste delegacion­et e vendeve ish- komuniste deri në argëtim. Në krahun tjetër është Katedralja Shën Pali dhe pak më tutje godina e Partisë Demokratik­e. Ata që i fshehën janë kujdesur që të qëndrojnë larg lëvizjes së njerëzve, pavarësish­t se diktatorët ' shohin' deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Stalini është i pa dëmtuar, dhe janë dy monumente gjigante të tij, njëra ai që qëndronte në vendin ku ndodhet busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe më pas u zhvendos para hotel Dajtit ndërsa tjetri ai që ndodhej tek kombinati i tekstileve, i vendosur në vitin 1954, vepër e Odhise Paskalit. Bustet e Stalinit u hoqën para se njerëzit t'i shembin ato krejt, ndryshe nga ai i Leninit, i përuruar në vitin 1959, që i kanë thyer krahët ndërsa diktatorit shqiptar i kanë shtypur hundën. Ata qëndrojnë aty prej vitesh dhe nuk dihet ende edhe sa kohë do të rrinë në qendër të Tiranës. Por kurdo që të hiqen që andej ish - diktatorët komunistë tashmë janë një armature boshe e të pafuqishëm…

 ??  ?? Monumentet e Leninit, Stalinit dhe Enverit
Monumentet e Leninit, Stalinit dhe Enverit
 ??  ?? Porta hyrëse pallatit mbretërore
Porta hyrëse pallatit mbretërore
 ??  ?? Monumentet e Leninit, Stalinit dhe Enverit mbrapa galerisë së Arteve
Monumentet e Leninit, Stalinit dhe Enverit mbrapa galerisë së Arteve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania