Gazeta Shqiptare

Shtesa anësore dhe në lartësi, si të aplikoni për të marrë lejen

Të gjitha dokumentet që ju duhen dhe afati për të përfituar të drejtën për ndërtim Të interesuar­it duhet të paraqesin kërkesën në njësitë administra­tive

-

Marrja e një leje për shtesë në lartësi ose anësore në shtëpinë ekzistuese kërkon 11 dokumente dhe 45 ditë kohë. Aplikimi kryhet në faqen ealbania. Për aplikimi për Leje Ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithsh­me deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore mund të aplikohet onlinë. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuar­a, transparen­te dhe të shpejta, reduktohen barrierat administra­tive dhe përmirësoh­en praktikat e aplikimit për lejet përkatëse. Personi i interesuar për të ndërtuar duhet të paraqesë kërkesën për ndërtim duke plotësuar formularin elektronik­isht. Personat që aplikojnë duhet të paraqesin dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës, zhvillim, përfshirë marrëveshj­et midis pronarëve dhe zhvilluesi­t ose/ dhe palëve të treta, plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese, projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës, grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit dhe preventivi. Në faqen e- albania mësohet se nuk janë të detyrueshm­e projektet e instalimev­e, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjës­inë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës.

HAPAT E PROCEDURËS:

Kërkesat për leje ndërtimi paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundë- son edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentac­ionit shoqërues të kërkesës për leje. Autoriteti përgjegjës vendos brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtu­ar ( sipas përcaktime­ve të nenit 24 të VKM- së nr. 408 dt. 13.05.2015 "Rregullorj­a e zhvillimit të territorit). Brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi lëshohet leja e ndërtimit. Afati është i përcaktuar në formularin e lejes së ndërtimit.

PUNIMET

me aplikimet që kanë si objekt kryerjen e punimeve që kryhen me deklaratë paraprake punimesh në territorin administra­tiv të bashkisë Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuar­a, transparen­te dhe të shpejta, reduktohen barrierat administra­tive dhe përmirësoh­en praktikat e aplikimit për lejet përkatëse. Sporteli i shërbimit me një ndalesë për veprimtari­të ndërtimore kujdeset për të gjitha marrëdhëni­et ndërmjet palës së interesuar, autoriteti­t vendor të planifikim­it dhe organeve të tjera të administra­tës publike që kanë detyrimin të japin mendimin e tyre në lidhje me punimet, objekt i kërkesës për leje ndërtimi apo deklaratës për punime paraprake.

Për aplikimi për Leje Ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithsh­me deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore mund të aplikohet onlinë. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuar­a, transparen­te dhe të shpejta, reduktohen barrierat administra­tive.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania