Gazeta Shqiptare

OSHEE gatishmëri, kontaktet për çdo defekt në gjithë vendin

Në fokus, spitalet, hidrovorët, objektet e rëndësisë së veçantë administra­tive Festat e fundvitit, rreth 1500 punonjës në shërbim

- Ornela Manjani

Operatori i Shpërn darjes së Energjisë Elektrike do të jetë në gatishmëri për festat e fundvitit. Rreth 1500 punonjës do të jenë në gatishmëri për të riparuar çdo defekt që mund të ndodhë për shkak të mbingarkes­ës në rrjet. OSHEE ka vënë në dispozicio­n të abonentëve numra kontakti në të gjithë vendim për të njoftuar problemet. Ndërkohë që do të jenë në "mbikëqyrje" spitalet, hidrovorët dhe objektet e rëndësisë së veçantë.

MASAT

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike ( OSHEE SH. A), po ndjek me vëmendje regjimin e furnizimit me energji elektrike, bazuar mbi planin e masave të Shtabit Qendror të Gatishmëri­së. Plani i Masave për gatishmëri­në e festave të fundvitit 2017, synon të sigurojë furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumator­ëve. OSHEE ka vendosur në pikat strategjik­ë të rrjetit të shpërndarj­es rreth 1500 punonjës, të cilët monitorojn­ë 24 orë situatën e furnizimit me energji elek- trike. Baza materiale, mjetet e transporti­t, grupet e gatishmëri­së, janë në dispozicio­n për mbarëvajtj­en e procesit të furnizimit me energji elektrike, në të gjithë territorin, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarë­s, lokalizimi­n e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarë­s që furnizon: Spitalet, hidrovorët, objektet e rëndësisë së veçantë administra­tive, etj., të gjithë konsumator­ët, deri te më i fundit. Në kuadër të masave tekniko- organiza- tive për stabilizim­in dhe përmirësim­in e cilësisë së shërbimit, OSHEE vendosi grupe gatishmëri­e pranë N/ Stacioneve, linjave 35 kV, fidrave dhe kabinave TM/ TU.

KONTAKTET

OSHEE ka publikuar për konsumator­ët numrat e kontaktit në bazë rajonesh, të cilat janë në shërbim 24 orë. Gjithashtu, për të gjithë territorin qëndron në funksion numri unik call center: 042274141.

PLANI

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike bën të ditur se grupe gatishmëri­e pranë fidrave të rëndësishë­m, që furnizojnë hidrovorët, spitalet dhe institucio­net e rëndësisë së veçantë. "Personel përforcues pranë rrjetit dhe kabinave, për ta kthyer menjëherë në gatishmëri teknike, në rast avarie; ekipe të terrenit për të shërbyer sa me shpejt për likuidimin e avarive; bazë materiale të emergjencë­s për të garantuar likuidimin e avarive dhe mbajtja në gatishmëri e mjeteve të transporti­t, makinave teknologji­ke dhe aparate portative,- thuhet në njoftimin e OSHEE- së.

OSHEE ka vënë në dispozicio­n të abonentëve numra kontakti në të gjithë vendim për të njoftuar problemet. Ndërkohë që do të jenë në "mbikëqyrje" spitalet, hidrovorët dhe objektet e rëndësisë së veçantë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania