Gazeta Shqiptare

Vidhte automjete në kryeqytet, i arrestuari, djali i ish- deputetit

Nga droga te grabitjet, Ervin Tavanxhi i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike I riu u kap në flagrancë te "Myslym Shyri"

-

Ervin Tavanxhi nga El basani ra në prangat e policisë dy ditë më parë, pasi u kap në flagrancë në kryqëzimin e rrugëve "Myslym Shyri" dhe "Vangjush Furxhi", duke vjedhur me thyerje navigatori­n e mjetit tip "Benz", në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Mësohet se i riu është djali i ish- deputetit Vangjel Tavanxhi. 37- vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë pjesë e një grupi të rrezikshëm të trafikut të drogës të arrestuar në vitin 2006 në kuadër të operacioni­t të koduar "Poter- Al" që merreshin kryesisht me trafikun e kokainës nga Holanda, e heroinës nga Turqia. Fitimet nga trafiku investohes­hin në qytetet kryesore në vend, kryesisht në ndërtim. Tavanxhi u dënua asokohe me 10 vite burg. Ervini pasi ka fituar lirinë, dyshohet të ketë kryer disa vjedhje makinash në kryeqytet.

TRAFIKU I DROGËS

Në kuadër të operacioni­t të koduar "Poter- al", në 23 maj të vitit 2006 ra në pranga një grup i trafikut të drogës, mes tyre edhe Ervin Tavanxhi. Grupi kriminal e trafikonte drogën kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj, ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëv­e në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë me rek- rutimin e anëtarëve të organizatë­s janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatë­s nuk njiheshin fare me njëritjetr­in. Njohja e tyre e për- bashkët ishte kreu Ilir Koçiaj. Bëhet me dije se deri tani prokuroria shqiptare ka mundur që t'i sekuestroj­ë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Ndërkohë, janë sekuestrua­r edhe katër automjete luksoze tip "Mercedes Benz" prodhime të viteve të fundit. Sakaq hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrim­in e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004. Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal "Poter- Al". Ilir Koçiaj, të

Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se Ervin Tavanxhi dyshohet dhe si autor i disa ngjarjeve. Konkretish­t më datë 12.12.2017, në rrugën e "Bogdanëve" dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti "Benz"; më datë 24.10.2017, në rrugën e "Vangjush Furxhi", dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip "Benz"; me datë 23.08.2017, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatori­n e mjetit tip Benz; më datë 23.08.2017, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatori­n e mjetit tip "Golf". Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale sendet: një kaçavidë, 1 grup me 7 çelësa, 1 patentë, kartëmoned­ha, e sende të tjera.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania