Gazeta Shqiptare

Filmoi votën në 25 qershor, gjykata e Tiranës jep dënimin e parë për krim elektoral

21- vjeçari do të kryejë 80 orë punë në interes të publikut

-

Gjykata

e Tiranës ka dhënë dënimin e parë për fotografim­in e votës. Bëhet fjalë për një 21vjeçar në Tiranë, i cili fotografoi votën e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai u dënua me 2 muaj burg, por kjo masë iu konvertua në 80 orë punë në interes të publikut. Bëhet fjalë për shtetasin Denis Nuhaj i cili u akuzua nga gjykata e Tiranës për veprën penale "Shkelje të fshehtësis­ë së votimit". Ndryshimi ligjor i bërë përpara zgjedhjeve parlamenta­re të 25 qershorit 2017 për dënimin me burg të personave që fotografon­in fletën e votimit nuk është marrë seriozisht nga një 21- vjeçar në Tiranë. Ai nuk ka ngurruar të shkelë ligjin dhe tashmë do të vuajë pasojat. Nuhaj është gjykuar në gjendje të lirë dhe përpos këtij dënimi ai nuk do të shkojë në qeli. Përfundimi­sht gjykata ka zëvendësua­r dënimin me burg me një dënim alternativ, sipas të cilit 21 vjeçari është i detyruar për të kryer 80 orë punë të papaguar me interes publik. Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Ardiana Beraj, i riu është ndaluar ditën e zgjedhjeve. Ai është kallëzuar nga kryetarja e qendrës së votimit të ngritur në ambientet e shkollës "Dëshmorët e lirisë" në kryeqytet. Atij i është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe një aparat telefonik iPhone me të cilin kishte fotografua­r fletën e tij të votimit. Para hetuesve i riu ka deklaruar se votonte për herë të parë dhe se nuk e dinte se fotografim­i i votës ishte vepër penale. Ai ka theksuar se nuk e kishte bërë foton për ndonjë përfitim material.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania