Gazeta Shqiptare

Vdekja e Florenc Beqirajt, komuniteti egjiptian në Shkodër hidhet në protestë

"Anonymous" sulmon sajtin e policisë franceze, kërkohet largimi i ambasadori­t Tola Digjet flamuri francez, qytetarët: E vrau qeveria!

-

Vdekja në rrethana ende të paqarta e 23vjeçarit, Florenc Beqiraj në spitalin Nord të Marsejës ka ngritur në këmbë shumë shqiptarë, të cilët kërkojnë që të zbardhet sa më shpejt ngjarja. Pas protestës së dy ditëve më parë para kryeminist­risë dhe ambasadës franceze në Tiranë, dje kanë reaguar edhe banorët e qytetit të Shkodrës. Me pankarta në duar ku shkruhej: "Duam drejtësi për djalin tonë"; "Duam drejtësi për shokun tonë"; "Për Florencin, për jetën", pjesëmarrë­sit në tubim ( kryesisht të komuniteti­t egjiptian, pjesë e të cilit ishte dhe i riu), kërkuan drejtësi për vdekjen e tij. Marshimi i protestues­ve ka nisur ka nisur nga rruga "Xhabiej: drejt Parrucës. Më pas qytetarët, ndaluan te prefektura, ku dhe provokuan duke djegur flamurin francez. Ndërkaq, protestues­it deklaruan se kërkojnë dorëheqjen e ambasadori­t shqiptar në Francë, Dritan Tola. "Duam drejtësi! E vrau, e vrau policia. E vrau, e vrau qeveria", këto kanë qenë thirrjet e protestues­ve. Në lidhje me vdekjen e 23- vjeçarit shkodran ka reaguar dhe grupi i hakerave "Anonymous Albania".

REAGIMI I "ANONYMOUSS ALBANIA"

Grupi i hakerave shqiptarë "AnonymousA­lbania" ka sulmuar faqen zyrtare të policisë së shtetit francez, në shenjë revolte për vdekjen e Florenc Beqirajt në Marsejë. Faqja zyrtare online e policisë Franceze pas sulmit të hakerave nuk ishte e disponuesh­me. Ndërkohë, në seksionin e komenteve, njëri prej komentuesv­e pyet "Anonymous Albania" nëse do të sulmojnë dhe qeverinë shqiptare, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Në njoftimin e këtij grupi hakerash bëhet me dije se janë sulmuar uebsajtet e ambasadave shqiptare në Europë dhe se kërkojnë dorëheqjen e ambasadori­t në Francë, Dritan Tola . "Kërkojmë dorëheqjen e "Dritan Tola" si ambasador i Shqipërisë në Francë. Duke e pasur parasysh masakrimin e Florenc Beqiraj dhe mosmarrjen e

ndonjë mase ndihmëse nga qeveria shqiptare dhe Dritan Tola, duke deklaruar se ka qenë "vetëvrasje", ne kërkojmë dorëheqjen sa më shpejt! Dorëheqje Dritan Tola. Ne do të vazhdojmë të protestojm­ë deri në dorëheqjen e qeveritarë­ve kurvash # AnonymousA­lbania. # Je suis Florenc # Duam drejtsi- thuhet në njoftimin e AnonymousA­lbania

REAGIMI I AMBASADËS

Ndërkaq, ambasada shqiptare në Francë ka bërë me dije se nuk ka asnjë informacio­n zyrtar për shkelje të të drejtave apo dhunë të ushtruar ndaj 23- vjeçarit Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën në spitalin e Marsejës. Në linjë telefonike për Tv Klan, ambasadori Dritan Tola tha se, pala shqiptare është në kontakt të vazhdueshë­m me autoritete­t e

Ministrisë së Brendshme franceze për rrethanat e ngjarjes, që çuan në vdekjen e të riut Beqiraj. "Kontakti me autoritete­t franceze që ditën e parë ka qenë i përorëshëm, me autoritete spitalore, policore dhe Ministrinë e Brendshme franceze pikërisht për të parë nëse ka pasur ndonjë rast të shkeljes së të drejtave të qytetarit shqiptar. Ne nuk kemi informacio­n si ambasadë dhe Ministri e Jashtme për ndonjë shkelje të të drejtave apo interesave të një qytetari shqiptar, në rastin konkret të të ndjerit Florenc Beqiraj nga autoritete­t zyrtare franceze. Jemi jashtëzako­nisht të ndjeshëm për këtë rast për emocionin që mund të ketë krijuar, siç krijon çdo humbje jete dhe kjo është jo vetëm ndjeshmëri njerëzore, por edhe detyrim i yni për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë. Këtë e kemi sigurisht prioritet parësor". Ajo që do të hedhë dritë mbi të vërtetën e kësaj ngjarjeje,- thotë ambasadori Tola, do të jetë autopsia. Dhe vetëm pas kryerjes së saj trupi i 23- vjeçarit Beqiraj do të kthehet në atdhe. "Hetimi vazhdon dhe ne jemi në pritje edhe të autopsisë dhe të përfundimi­t të hetimit. Siç ka qenë edhe kërkesa e avokatit të familjes dhe menjëherë për t'u proceduar me formalitet­et e kthimit për të bërë transporti­min pranë familjes së tij".

 ??  ?? Protesta e djeshme në Shkodër
Protesta e djeshme në Shkodër
 ??  ??
 ??  ?? Biznesmeni Orvel Hebeja
Biznesmeni Orvel Hebeja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania