Gazeta Shqiptare

Shtëpani: Të rihapet kopshti në fshatin Vërri të Shëngjergj­it

Mësuesja: Do të kontribuoj vullnetari­sht të shtunë dhe të diel në vendlindje "Pse nuk duhet të mungojë arsimi parashkoll­or"

-

Prej shumë kohësh. Në fshatin Vërri të Shëngjergj­it ndodhet shkolla e mesme e përgjithsh­me në godinën e së cilës, mësojnë nxënësit e arsimit parauniver­sitar, ku përfshihet gjimnazi dhe arsimi 9vjeçar. Vlen të theksoj që pjesë e kësaj shkolle ka qenë edhe kopshti, por prej shumë vitesh është mbyllur e për pasojë vogëlushët e parashkoll­orit nuk kanë ku të drejtohen.

Pse është e nevojshme rihapja e këtij kopshti?

Është e nevojshme që ky kopsht të hapet sërish për një arsimim më të mirë të brezave të rinj si dhe për t'i ardhur në ndihmë prindërve e mësuesve të klasave të para. Dhe Shëngjergj­i përfshin edhe tre fshatra të tjerë që nuk kanë kopsht: Urën, Kasallën e Skrepin. Por nëse ky kopsht në Vërri të Shëngjergj­it, rihap dyert për vogëlushët jam e gatshme që të punoj vullnetare çdo të shtunë e të diel pasi e dashuroj punën që bëj dhe dua gjithmonë të jem në ndihmë të fëmijëve. Si iu lindi kjo ide? Vetëm nga dëshira e pasioni që kam për punën! Edhe në këtë fshat duhet

Fëmijët nuk kanë mënyrë edukimi e argëtimi, njësoj siç mund tiu ofrohej në kopësht, e si pasojë ose do dalë të luajë në rrugë, ose në shtëpi, zgjidhje tjetër nuk ka. Ndërsa arsimi parashkoll­or do i ndihmonte vogëlushët për zhvillimin e të folurit, artit, e në fusha të tjera.

të ketë një kopsht ku prindërit të mund të dërgojnë fëmijët e tyre për t'u përgatitur për klasën e parë. Duhet të ketë një arsim parashkoll­or, e unë e ndjej që të shkoj të punoj vullnetari­sht, pa lënë pas dore kopshtin ku jam aktualisht. Shëngjergj­i është një vend arsimdashë­s e unë dëshiroj të ndjek shembullin e babait tim, Veli Dusha, i cili kontribuoi aq fort në arsim e i dha një emër të denjë shkollës së mesme ku vetë ai insistoi, që të çelej, e u vendos më pas drejtor.

Me cilat instanca mendoni të krijoni bash- këpunim lidhur me këtë nismë?

Normalisht që me Bashkinë e Tiranës dhe njësinë administra­tive në Shëngjergj. Do të doja një takim me kryebashki­akun z. Erion Veliaj, i cili në këto vite i ka dhënë prioritet të lartë kopshteve, çerdheve e shkollave duke i shndërruar në një model, brenda standardev­e europiane. Kërkoj dhe nga investitor­ët, biznesmenë­t një suport sado të vogël për ta vënë në jetë këtë ide në ndihmë të vogëlushëv­e të Shëngjergj­it. Thjesht do të dëshiroja të siguroja një ambient brenda godinës, nja 3- 4 tavolina e 20 karrige. Pra, është një investim me vlerë të vogël monetare, por që mbart vlera të mëdha për brezat e rinj.

Cilat janë disa nga vështirësi­të që hasin fëmijët që s'kanë mundësi të marrin arsimin parashkoll­or?

Duke ardhur nga shtëpia direkt në klasë të parë, procesi i mësim nxënies për këta fëmijë është më i vështirë sesa një tjetër që ka shkuar në kopsht. Këta vogëlushë do të kenë probleme me mënyrën e të shprehurit, me numërimin, mbledhjen e zbritjen. Pra, ky është funksioni i arsimit parashkoll­or, i cili shërben si një katapultim shumë i mirë e një gur themeli në arsimin e mëvonshëm të çdo individi.

Vetë prindërit e fëmijëve të Shëngjergj­it, a e ndjejnë mungesën e këtij kopshti?

Normalisht që po! Fëmijët nuk kanë mënyrë edukimi e argëtimi, njësoj siç mund t'iu ofrohej në kopsht, e si pasojë ose do dalë të luajë në rrugë, ose në shtëpi, zgjidhje tjetër nuk ka. Ndërsa arsimi parashkoll­or do i ndihmonte vogëlushët për zhvillimin e të folurit, artit, e në fusha të tjera.

Si do të procedoni më tej për të vënë në jetë idenë tuaj?

Do marrim iniciativa të tjera. Edhe Shoqata e Shëngjergj­it "Gavril Dara i Riu" mund të investojë dhe të sensibiliz­ojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të vënë në jetë këtë nismë.

 ??  ??
 ??  ?? Fatbardha Dusha Shtëpani, mësuese e ciklit parashkoll­or
Fatbardha Dusha Shtëpani, mësuese e ciklit parashkoll­or
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania