Gazeta Shqiptare

Drekë Krishtlind­jesh për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë

Bashkia e Tiranës e të rinjtë vullnetarë urojnë festën nga mensa sociale Erion Veliaj: Solidarite­t ndaj këtyre kategorive

-

Me rastin e kremtim it të festës së Krishtlind­jeve, Bashkia e Tiranës shtroi drekën për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë që frekuentoj­në mensat sociale të kryeqyteti­t. Kryebashki­aku Erion Veliaj, i shoqëruar nga të rinj vullnetarë, uruan festën për këto kategori në një mënyrë tejet të veçantë për të tretin vit radhazi, ku shërbyen drekën në mensën sociale në Kombinat. Kjo drekë Krishtlind­jesh, përcolli edhe njëherë mesazhin se nëpërmjet vullnetit e dëshirës, mund të arrihen gjëra shumë të mira, duke i ofruar një ndihmë të madhe të gjithë nevojtarëv­e. "Sot është një ditë e veçantë, është Dita e Krishtlind­jes, dita kur dashuria e mund urrejtjen, kur shpresa e mund frikën, kur drita e mund errësirën dhe unë besoj se në qytetin tonë, qytet me 1 milion vetë, qytet hallemadh, por, kur ka dashuri, kur ka mirësi, kur ka vullnet ne mund të bëjmë gjëra të mrekullues­hme. Ndaj më vjen mirë që u bë 2 vjet e gjysmë që qendrat tona sociale funksionoj­në me ritëm të plotë, që kemi jo vetëm një vend për të kaluar një vakt, por edhe në vend për të pasur një shok, një shoqe, edhe një vend tjetër për të pasur pranë dikë për të qarë një hall, për të kujtuar, për të kërkuar ndihmë",- u shpreh Kryetari i Bashkisë. Ky i fundit nënvizoi se për një Tiranë më të mirë, duhet që çdokush prej nesh të tregohet solidar dhe të ndihmojë të gjithë ata që nuk kanë mundësi. "Dua t'ju falënderoj me gjithë zemër që e keni mbështetur këtë projekt dhe që sot këtu kemi një nga qendrat dhe modelet më mira se si mund ta ndihmojmë njëri- tjetrin. Në 2018, nëse çdo shqiptar, çdo tiranas që është në gjendje, të ndihmojë një fqinj, një komshi, që mund të jetë solidar me dikë që është në nevojë, besoj që mund të kemi një qytet të mrekullues­hëm",shtoi Veliaj. Më tej, ai shprehu mirënjohje­n dhe falënderim­et e tij për të gjithë personat që i janë bashkuar nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, duke dhuruar diçka apo duke shërbyer në mensat sociale. "Shumë faleminder­it të gjithëve. Dua të ngre një dolli për të gjithë ata që shërbejnë këtu, duke falënderua­r djalin që ka gatuar, të gjithë punonjësit socialë që e bëjnë këtë punë përditë, dua t'i japim një duartrokit­je të gjithë studentëve që na

kanë ardhur për të na ndihmuar dhe të gjithë atyre që nga pasuria e zemrës së tyre shërbejnë në qendrat tona sociale. Kështu që, dua ta

ngre këtë dolli për ju, gëzuar Krishtlind­jet, gëzuar Vitin e Ri, mbarësi!", uroi kryebashki­aku. Ndërkaq, ky i fundit përcolli urimet më të

përzemërta drejt besimtarëv­e të krishterë me rastin e festës së Krishtlind­jeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës fillimisht bëri një

vizitë në selinë e Vëllazëria Ungjillore dhe më pas mori pjesë në pritjen e Kishës Ortodokse ku uroi Kryepeshko­pin e Tiranës,

Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtur­inë e Tij, Anastas Jannullato­s, e më pas, edhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania