Gazeta Shqiptare

Manastirli­u feston me fëmijët pa kujdes prindëror, apel për birësimin e tyre

Ministrja: U birësuan 17 fëmijë brenda këtij viti

-

festën e Krishtlind jeve, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u zgjodhi të jetë pranë fëmijëve pa kujdes prindëror. Ajo vizitoi vogëlushët e Shtëpisë së Foshnjës "Hana dhe Rozafa" e iu shpërndau dhuratat për t'ia u bërë më të gëzueshme festat. "Sot festohet në institucio­net tona të kujdesit social në të gjithë Shqipërinë dhe jam shumë e lumtur të kaloj këtë festë mes 32 fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës. Është detyrim i ynë për t'u kujdesur për foshnjat që janë pa kujdes prindëror dhe kemi angazhimin maksimal për t'u ofruar standardet më të larta të kujdesit fëmijëve",- u shpreh Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Më tej, kjo e fundit bëri apel për cilindo që ka mundësi t'u ofrojë një familje të ngrohtë fëmijëve pa kujdes prindëror, ku theksoi se brenda 2017, është arritur birësimi dhe kthimi i 17 vogëlushëv­e në familjet biologjike. "Objektivi ynë është të deinstituc­ionalizojm­ë shërbimet dhe të kthejmë sa më shumë fëmijë, në rastin më të mirë pranë familjes biologjike apo familjeve alternativ­e birësuese. Vetëm gjatë këtij viti, nga kjo qendër u kthyen pranë familjeve biologjike dhe u birësuan 17 fëmijë dhe 3 fëmijë janë në proces birësimi",- tha Manastirli­u. Duke uruar festat, ministrja shprehu mirënjohje­n dhe falënderoi edukatorët, kujdestarë­t, punonjësit socialë dhe të gjithë stafin e 28 qendrave të kujdesit social që kujdesen çdo ditë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë kategoritë në nevojë.

 ??  ?? Erion Veliaj gjatë drekës së Krishtlind­jeve
Erion Veliaj gjatë drekës së Krishtlind­jeve
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania