Gazeta Shqiptare

Elbasan, 2 persona qëlluan në drejtim të Ardian Çapjas

Policia: Atentati ishte i mirëorgani­zuar. Pista kryesore e hetimit, konfliktet e fisit Çapja në qytet Autorët kishin informacio­n se shënjestra e tyre po dilte nga banesa

-

Atentati i të shtunës në Elbasan ndaj familjes Çapja ka qenë i mirëplanif­ikuar. Objektiv i krimit ka qenë Ardian Çapja, ndërsa mësohet se lëvizjet e tij ndiqeshin nga autorët prej ditësh. Burime nga grupi hetimor konfirmuan dje për Tv Klan se autorët, të cilët dyshohet se ishin dy persona, kishin informacio­n se Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Pas këtij momenti mjeti i autorëve është futur në rrugicë dhe ka qëlluar në drejtim të objektivit të tyre me breshëri kallashnik­ovi. Të njëjtat burime saktësuan se Ardian Çapja ka arritur t'u shmanget plumbave, ndërsa autorët kanë qenë vetëm pak metra larg tij. Më pas atentatorë­t janë larguar me shpejtësi, duke djegur mjetin në lagjen "5 Maji". Nga këqyrja e mjetit "Mercedes- Benz" nuk janë gjetur shumë prova, përveç targave origjinale. Makina u gjet me targa të falsifikua­ra, e cila i përkiste një miku të familjes Çapja. Por, pas verifikime­ve u faktua se ai makinën e kishte në garazh. Disa persona janë marrë në pyetje, por asnjë e dhënë nuk është përfituar për të zbardhur krimin. Pista krye- sore e hetimit që po ndiqet nga prokuroria është ajo e konfliktev­e që fisi Çapja ka në qytetin e Elbasanit. Gjatë dy viteve të fundit tre atentate janë bërë ndaj kësaj familje ne Elbasan. Në 3 shkurt 2016 u vranë tre

pjesëtarë dhe u plagosën 9 të tjerë. Gjashtë muaj më pas në qendër të qytetit në 6 qershor u plagos Bledar Muça, i cili po udhëtonte me makinë me Florenc Çapjan.

Ndërsa dy ditë më pas anëtarët e familjes Çapja u përplasen me armë me policinë, pasi po vëzhgohesh­in nga kjo e fundit. Ngjarja e së shtunës është atentati i

tretë, ku tentohet eliminimi i pjesëtarëv­e të kësaj familje. Po hetohet edhe djegia e një makine të dytë brenda 24 orëve në këtë qytet nëse ka lidhje me ngjarjen.

 ??  ??
 ??  ?? Ardian Çapja
Ardian Çapja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania