Gazeta Shqiptare

Tajvani, "tigri i vetmuar" i Azisë, në sytë e një shqiptari

-

Askush nuk luante, nuk bërtiste, nuk i fliste tjetrit, nuk qante, nuk qeshte.

U përpoqa të imagjinoj një bibliotekë të miturish në Shqipëri dhe i keqardhur mendova që ajo mund t'i ngjante më shumë një arene ' paintball'- i.

Biblioteka kishte milionë vizitorë çdo vit, pra një pjesë të mirë të popullsisë së Tajvanit. Kishte autosteril­izues për librat, ku ti e fusje librin në një si tip kasaforte dhe aty pastrohej automatiki­sht. Në një raft të madh më zunë sytë disa libra të paketuar në formë dhuratash. Mbi to, shënimi: Blind date with a book. Le të themi: Takim me një të panjohur. Por, jo me një njeri, me një libër. Ti e merrje librin, hiqje letrën mbështjell­ëse dhe "ishe i detyruar" të lexoje atë vepër pa e ditur titullin e tij, deri pa hapur kapakun.

Përdorimi i bibliotekë­s ishte falas, por çdokush mund të dhuronte diçka që ajo të mbahej në këmbë. Zakonisht, kompanitë e mëdha fitimprurë­se e kishin kthyer donacionin në zakon të përvitshëm.

* * * Diçka që më bëri përshtypje në Tajvan, nuk kishte aq të bënte me Tajvanin në vetvete. Ne ishim 15 gazetarë që u përpoqëm ta njihnim këtë vend brenda 6 ditëve. Natyrisht, shëtitëm dhe vizituam mjaft vende. Një ditë, kolegu ynë britanik 78- vjeçar vendosi të rrinte në hotel e të mos vinte me ne. Menduam: Helbete, mosha bën të vetën, është lodhur.

2 orë më vonë ai na u bashkua dhe ajo që tha, më la pa mend.

"Duhet të përfundoja artikullin, kisha afat dhe duhet ta dorëzoja sot para orës 12". Seriozitet­i me të cilin ai tha: I have deadlines - një term aq i njohur për ne gazetarët, më impresiono­i.

Mendova që ky britanik fisnik mund ta kalonte jetën e tij bashkë me 78 vitet mbi supe, ulur në ndonjë kolltuk duke pirë çaj. Por jo, ai kishte zgjedhur të vinte në anën tjetër të botës dhe duke injoruar pensionin komod kishte zgjedhur të punonte deri në frymën e fundit duke i kujtuar vetes: I have deadlines!

Pastaj, mu kujtua si buzëqesha kur një koleg në tryezën e organizuar nga OSBE për mediat në Tiranë, tha: Këtu, gazetarët kur mbushin 30 vjeç, mendojnë të gjithë se janë bërë analistë.

* * * "Kina e quan statusin e Tajvanit, çështje të brendshme. Por ne jemi të pavarur. Jemi të gatshëm për dialog, por nuk mund të pranojmë parakushte. Kina thotë që nëse e quani veten Tajvan në arenën ndërkombët­are, do t'ju sulmojmë ushtarakis­ht, por Kushtetuta jonë na njeh me këtë emër",- thotë ministrja Chang duke folur me gazetarët.

Ajo nuk duket e frikësuar nga fuqia ushtarake e Kinës.

"Ne kemi kapacitete për të mbrojtur veten. Dhe të gjithë e dinë se, nëse dikujt do t'i shkojë ndërmend të na sulmojë, ai do të paguajë një çmim shumë, shumë të lartë",- e mbyll ministrja e Këshillit të Çështjeve Kontinenta­le. ( Ndoshta Çështjeve Kontinenta­le nuk është përkthimi i duhur. Në anglisht është: Mainland Affairs dhe duhet thënë se tajvanezët e quajnë Kinën "Mainland China")

* * * Gjëja e parë që më ra në sy për Tajvanin, madje që pa shkelur aty, ishte temperatur­a që në fillim dhjetori shënonte 19 dhe 20 gradë, në varësi nëse ishte natë apo ditë. Pra, një temperatur­ë ideale, konstante gjatë 24 orëve, klimë subtropika­le në veri dhe tropikale në jug.

Një rrugë për të shkuar në Tajvan, është Tiranë- Romë- SeulTaipei, 22 orë në qiell dhe tranzite, ku vetëm Itali- Kore e Jugut është një fluturim 12 orësh.

Melanie, punonjësja e përkushtua­r e përfaqësis­ë së Tajvanit në Romë më pyeti në fund të udhëtimit se ç'më kish pëlqyer më shumë nga ai vend. Pasi i rendita rregullin, ushqimin etj., i thashë që mbi të gjitha më kishin bërë përshtypje... Ajo më parapriu: Njerëzit!

Melanie e gjeti. Po thosha pikërisht, njerëzit dhe mikpritja e tyre, e gërshetuar me buzëqeshje­n e përhershme të stampuar në fytyrë.

Nuk di nëse ky qëndrim apo qasje pozitive ndaj jetës së përditshme ishte pasojë e kulturës, besimit fetar apo thjesht një mënyrë të qeni. Por, kur vizituam një tempull të Budës, një murgeshë na dha 3 porosi kryesore: do good, speak good, think good.

Pas takimit, britaniku 78- vjeçar komentoi: "Me aq sa kam parë në jetë, këto 3 porosi janë shumë ambicioze dhe të pamundura për t'u realizuar. Por, mendoj se ' speak good' ( fol mirë ose fjala e mirë) ka shumë, shumë rëndësi".

Pa folur, i dhashë të drejtë.

 ??  ??
 ??  ?? "Taipei 101" me 400 metrat e saj ishte ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 2010. "Blind date with a book", takim në bibliotekë me një të panjohur. Por, jo me një njeri, një libër.
"Taipei 101" me 400 metrat e saj ishte ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 2010. "Blind date with a book", takim në bibliotekë me një të panjohur. Por, jo me një njeri, një libër.
 ??  ?? Hsiao Yueh Chang, ministre e Këshillit të Çështjeve Kontinenta­le të Tajvanit
Hsiao Yueh Chang, ministre e Këshillit të Çështjeve Kontinenta­le të Tajvanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania