Gazeta Shqiptare

"FOSHNJË NË DUART E EUROPËS"

Historia e Shqipërisë përmes karikaturë­s Një botim dinjitoz përmbledh imazhet e shpërndara për vendin

-

ta dhe revista dhe puna e këtij institucio­ni ende sot e kësaj dite nuk është në hullinë e duhur. Ky ishte një handikap i madh për punën tonë, por që gjithsesi, e kemi zëvendësua­r me vizatimet e huaja, kushtuar Shqipërisë. Për fat, kemi punën e Faik Konicës dhe 95 karikatura­t e tij te gazeta "Dielli", që i quan kartune. Ai punësoi një karikaturi­st amerikan, Frank E. Davidson në një cikël, ku përgatiste tekstin e që do godiste shumë me objektin e tyre në Shqipëri dhe sidomos në mjedisin amerikan. Karikatura­t u botuan nga Efthim Dodona. Problemi më i madh ishte gjetja e karikatura­ve të vjetra kushtuar vendit, por këtë herë në ndihmë na erdhi puna shumë cilësore dhe e pasionuar e Armand Plakës, ashtu si për periudhën e Luftës së Dytë Botërore patëm ndihmën e Klodian Lucës dhe mirëk- uptimin e tij për materialet, që na ofroi me dashamirës­i.

Andoni veçon se një vlerësim i kushtohet veçanërish­t mirëdashje­s së arkitektit dhe karikaturi­stit Arben Meksit për ndihmën e tij të madhe të pakursyer për mbarëvajtj­en e këtij libri. Ai ofroi ndihmë të madhe logjistike dhe, mbi të gjitha, këshilla për punët.

Andoni i mbetet shumë mirënjohës dashamirës­isë ndaj tij të karikaturi­stëve të njohur Dhimitër Ligori, Bujar Kapexhiu, Kosta Raka, Agim Sulaj, Mehdi Belortaja, Admir Banaj, Koço Devole, Paulin Palushit. Ky i fundit për ndihmën e madhe, që afroi dhe për të ndjerin, të vëllain Shtjefën Palushi, legjendën e karikaturë­s sonë.

Një mirënjohje i shkon pinjollëve të Zef Bumçit dhe Bardhyl Ficos, që nuk dyshuan për qëllimin e këtij libri. Ata treguan shumë qytetari, por edhe shumë mirëkuptim për këtë libër pa asnjë lloj paragjykim­i. Autori u mundua shumë për autorët e tjerë, që ishin pjesë e Fondit të Galerisë Kombëtare, por nuk e gjeti mirëkuptim­in për ata që arriti e kontaktoi. Nga ana tjetër, autori nuk mundi të përfshijë autorë kosovarë, por e ndjeu si detyrë morale që t'i kishte ata në një farë mënyre në këtë botim. Kështu, gjeti mirëkuptim­in e profesor Shyqri Nimanit dhe Agim Krasniqit. Me këtë rast, me këtë përfaqësim shumë modest, besoi se plotësoi një dëshirë që Kosova të ishte e përfaqësua­r. Andoni falënderon Galerinë Kombëtare dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetje­n. Ben Andoni shkruan se karikaturi­stët, falë asaj që arrihet me të drejtën e lirisë së shtypit, ekspozojnë abuzimet e pushtetit, korrupsion­in e qeverive dhe hipokrizin­ë e shoqërisë, por edhe çfarë ndodh në rajone të nxehta. Në karikatura­t e tyre qoftë edhe ato që mund të konsideroh­en si të parëndësis­hme publiku kap një koment të vazhdueshë­m mbi ngjarjet, njerëzit, qëndrimet dhe preokupime­t, ndikimin e Fuqive të Mëdha apo domethënie­t e çdo klimë politike të dhënë. Ato pasqyrojnë ndryshimet momentale në ndjenjën publike. Shqipëria zë vend falë konjuktura­ve të kohës, por edhe faktin që e lidh me interesat e kohës. Andoni pyet, po vetë shqiptarët? Përgjigjet se ai që e kupton rëndësinë dhe impaktin e karikaturë­s në modernitet­in e kohës është Konica dhe vetëm ai. "Karikatura është formë e ligjshme e artit... ", ia përvesh Faik Konica një bashkëbise­duesi të tij, që e qesëndis si "karikaturë" fustanellë­n, që ai mbajti dikur. Dhe, nuk ndalet vetëm me fjalë, por kupton dobinë e kartonëve( e quan kështu në shqip) teksa boton plot 95 syresh të tilla, njërën pas tjetrës, në gazetën "Dielli". Sipas Andonit, grafisti Frank E. Davidson, që merr detyrën prej Konicës, i duhet të zbardhë idetë e Konicës për bashkatdhe­tarët e tij. Nuk mjafton pra, thjesht shkrimi,

Traktet, që hidhen nga komunistët dhe nacionalis­tët do ta shfrytëzon­in karikaturë­n dhe niveli i tyre tregon dhe mundësitë e kohë, shkruan Andoni. Kulmin do të arrijë gazeta humoristik­e "Fshesa", e cila do ketë shumë fabula dhe do të përdorë shumë histori, kurse grafistët komunistë të Brigadës së VII sulmuese nxorën në tre numra fletushkën "Thumbi". Karikaturi­stët e asaj kohe do ishin Polikron Kotini, Misto Mame, Andon Kuqali dhe disa nga këto u shpërndanë në forma volante...

Sipas tij, karikatura shqiptare e mëvonshme do t'i detyrohet shumë organit humoristik "Hosteni". Ky organ pas Luftës së Dytë Botërore do t'i jepte një hop të paparë zhvillimit të këtij zhanri, por nuk do t'i shpëtojë sot ideologjiz­imit të gjithçkaje. Analiza e "Hostenit", se ajo ( karikatura), "duke u udhëhequr nga mësimet e Partisë, ka shprehur ideologjin­ë e saj, duke vënë në bazë, me humor shfaqjet e huaja, që pengojnë ecjen e shoqërisë sonë përpara, ka goditur manovrat e imperialis­tëve dhe revizionis­tëve. Karikatura u është përgjigjur flakë për flakë problemeve që kanë preokupuar shoqërinë tonë",- tregon realisht forcën e këtij arti në komunizëm. Karikaturi­stët e parë shqiptarë, që punojnë institucio­nalisht, do të jenë Polikron Kotini dhe Zef Bumçi. Më pas vinë Bardhyl Fico, Dhimitër Ligori, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi, Sabaudin Xhaferri, Ilir Pojani, Agim Sulaj dhe më vonë Arben Meksi, Medi Belortaja, Like Rehova e shumë e shumë të tjerë...

Të gjithë bashkë do shikohet se arritën ta shkundnin deri diku shoqërinë shqiptare, drejtuar shpesh në një udhëkryq të frikshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania