Gazeta Shqiptare

Veliaj: Rama në kuotat e tij më të mira. E ardhmja ime? Në Bashkinë e Tiranës

Intervista, kryebashki­aku i Tiranës: Tahirit i shpreha solidarite­t "Me Ilir Metën kishte "fair play", me Monikën jo"

-

Gjatë intervistë­s për "Top Story", kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për aktualitet­in politik, zhvillimet brenda PS- së dhe të ardhmen e tij politike. Ja si përgjigjet ai kur pyetet për Saimir Tahirin, kryeminist­rin Rama dhe planet e tij në vijim.

Kësaj radhe morët një tjetër votë, sërish nga Lëvizja Socialiste për Integrim në kulm të një sherri në shkallë kombëtare si ai që ne pamë në sallën e parlamenti­t dhe jashtë...

Këto kanë qenë vendime individual­e të këshilltar­ëve. Ajo që unë kam bërë apel gjatë gjithë këtyre viteve është për sa më shumë konsensus, për sa më shumë bashkëpuni­m. Pse duhet të debatojmë ne?! A duhet apo jo këndi i lodrave edhe pse e filluam me një sherr të madh?! A duhet apo jo sheshi "Skënderbej"?! Duhet apo jo Pazari i Ri, duhen apo jo 17 shkolla për Tiranën, duhen apo s'duhen 4 mijë biçikleta të reja në Tiranë, duhet apo s'duhet transporti i autobusëve elektrikë, duhen apo s'duhen investimet në ujësjellës?! Ajo që gjykoj është se si në parlament dhe në Këshillin Bashkiak nuk po konturohen parti politike, por dy grupime politike, një grupim që do të bëjë gjëra dhe kjo gjë mund të jetë qoftë reforma në drejtësi, qoftë këndi i lodrave apo shkollat e reja dhe një grupim që thjesht nuk do të bëjë asgjë. Këto grupime mund të kenë një ose disa parti politike brenda në secilin grupim. Kështu që ajo që shoh të përfaqësua­r politikish­t janë dy filozofi: Filozofia që "Po, Shqipëria bëhet, Tirana bëhet dhe mund të ecim përpara" dhe një tjetër që thotë "Jo, s'bëhet, s'kalojmë as buxhet, as reformë, as projekte". Në këto dy mentalitet­e, në këto dy filozofi unë kam bërë një thirrje të hapur: Kush e ndjen që ky qytet duhet të ecë përpara, duhet të vazhdojë me të pestin, duhet të mbajë kohën e humbur, duhet të ruajë këtë reputacion që siç e thatë ju, e ka vënë re gjithë media ndërkombët­are, këtë frymë pozitive, këtë qëndrimin që po more, ne mund t'ia dalim, ne shqiptarët kur bëhemi bashkë bëjmë mrekulli siç kemi bërë në Tiranë këto dy vjet. Ndaj edhe them që kanë qenë vendime individual­e, aspak të koordinuar­a.

Sepse duket sikur edhe nuk keni më nevojë për vota apo jo?

Tani jo më, por ajo që ka qenë e koordinuar, në fakt, ka qenë e kundërta. Në mbledhjet e para ne e kishim të koordinuar që pavarësish­t se çfarë ndodh në politikën e madhe, Tiranës do t'i japim mbështetje. Pra, ne i kishim të koordinuar­a votat unblock të koalicioni­t tonë origjinal. Me LSI- në? Po, po. Ajo që ishte habi ishte mosdhënia e votës dhe jo dhënia e votës nga 1,2,3 dhe tani 4 këshilltar­ë. Pra, mosdhënia e votës në grup kur ishte dakordësua­r vota në grup.

Ju duket normale që edhe në raport me partinë tuaj, pra me mazhorancë­n në nivel kombëtar, kjo lloj aleance të vazhdojë?

Momentalis­ht nuk e kemi këtë lloj aleance në Tiranë. Është dorëhequr nënkryetar­ja e bashkisë të cilën e falënderov­a publikisht dhe privatisht, një kolege shumë e mirë. Janë larguar po ashtu administra­torët, pra të emëruarit politikë të LSI- së... Por ama ka ende? Në këtë fazë jo më. I falënderov­a katër administra­torët e fundit, kam pasur një bashkëpuni­m të shkëlqyer. Partia e tyre mori atë vendim që mori aman ' the shou must go on", shfaqja duhet të vazhdojë, puna duhet të vazhdojë, Tirana duhet të vazhdojë. Kështu në këtë sens ndihem i keqardhur. Po, unë me këta njerëz isha bashkëpunë­torë, isha bërë shok, ishim miq, hynim dhe dilnim në shtëpinë e njëri- tjetrit. Pra, unë kur krijoj një skuadër, nuk vazhdoj edhe paragjykoj ekipet e tjera ku ka luajtur ky lojtar më përpara. Në momentin që është te ky ekip, te kjo 11, ne e kemi mendjen te goli. Pra, kisha krijuar në këtë bashki dhe e kam këtë marrëdhëni­e me stafin, si një familje. As e mendoj teserën e partisë kur dikush është pjesë e kabinetit politik. Kështu që ajo parti mori këtë vendim, por siç thashë, shfaqja duhet të vazhdojë, Tirana duhet të vazhdojë zhvillimin.

Ajo që është për t'u habitur është jo katër këshilltar­ë me ndërgjegje pozitive për qytetin që votuan dhe që janë bashkuar tani me grupin socialist, ajo që është për t'u habitur është mosmbajtja e fjalës, e cila duhet ta pranojmë, nuk ndodhte në kohë të Ilir Metës. Në qoftë se Ilir Meta thoshte "po, është po", në qoftë se thoshte "jo, është jo" dhe qëndronte "Po"- ja dhe "Jo"- ja, siç ishin thënë në fillim. Ndërkohë fatkeqësis­ht nuk ka vazhduar kështu dhe... Me zonjën Kryemadhi... Kemi dakordësua­r, po për të vazhduar punët në Tiranë. Në momentin që është zbuluar që një anëtar i këshillit ka qenë sëmurë ose ka qenë jashtë Shqipërie për një nevojë, menjëherë "Po"- ja është bërë "Jo", sepse është parë si një moment oportun për të rrëzuar kryetarin e Bashkisë.

Kjo nuk është bashkia ime, kjo nuk është zyra ime, është zyra e qytetarëve të Tiranës. Nga kjo zyrë sigurisht merren vendime, por kjo të paktën për mijëra fëmijë që kanë hyrë në këtë zyrë vetëm gjatë periudhës së festave kanë kuptuar që ky është ambienti më i hapur i këtij qyteti kur vjen puna për të mirën e këtij qyteti. Kështu që të sabotosh këtë zyrë nuk është sabotim ndaj meje, është sabotim ndaj punës që po ecën në Tiranë. Megjithatë unë e mirëkuptoj. Janë në një situatë të re politike, nuk mbaj mëri, thjesht do të preferoja "fair play". Me Ilir Metën kishte "fair play" kur drejtonte partinë, "Po"- ja ishte "Po", "Jo"- ja ishte "Jo". Çështja Tahiri Pyetja e parë që do të doja t'ju bëj është që, nuk do thosha a ka pasur kënaqësi, por a ka pasur një heshtje miratuese nga ju, pas asaj që i ndodhi Saimir Tahirit?

Aspak! Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit. Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshir­ë në këto debate dhe diskutime. Kësisoj, edhe disa herë me thënë të drejtën edhe i painformua­r. Një pjesë të madhe të gjërave i kam marrë nga media, por unë besoj që për të gjithë këto gjëra, drejtësia është akoma duke kërkuar të vërtetën dhe besoj që çdo lloj spekulimi me gjëra të paprovuara shton këtë dozën e dyshimit e mosbesimit në Shqipëri, ku ne i kemi gjërat më shumë me "më the, të thashë", sesa me gjëra të provuara. Në këtë sens, e kam parë thuajse si çdo qytetar, nga jashtë, pa ndonjë informa- cion të veçantë nga mbledhjet e partisë apo grupit ku unë s'jam pjesë.

Nejse, por ju s'mund të thoni se e keni parë këtë nga jashtë, duke qenë vetë një ndër eksponentë­t kryesorë të mazhorancë­s. Me vetë Saimirin, keni komunikuar?

Kam komunikuar. Për një solidarite­t njerëzor. Kaq!

Megjithatë, mendoni që nëse ka një rënie të kuotave të mazhorancë­s sot, një pjesë i atribuohet kësaj çështje?

Nuk besoj fare. Unë i ndjek sondazhet shpesh dhe më rezulton se sot kryeminist­ri është në kuotat maksimale dhe Partia Socialiste është e vetmja forcë, e cila merr Shqipërinë të shkatërrua­r në 1997, e rikthen me dinjitet ekonominë; e merr Shqipërinë të falimentua­r në 2013, e rikthen sërish në binarë; e merr Tiranën të shkatërrua­r në 2000, e bën zonjë; e merr Tiranën të shkatërrua­r sërish në 2015 dhe e rikthen në një qytet dinjitoz. Njerëzit mjafton të mendojnë vetëm këtë, cila është ajo forcë që kur e merr qytetin dhe shtetin, e bën lësh arapi dhe cila është ajo forcë që kur e merr shtetin të falimentua­r dhe qytetin të degraduar, e rikthen me dinjitet si një stoli dinjitoze europiane.

E kthen edhe një kopsht të kanabisit në Ballkan...

Kjo mjafton të shohësh raportin, kjo është një zyrë ku patjetër ka alegri etj., por kjo është një zyrë ku edhe vijnë shumë ambasadorë, vijnë shumë misione të huaja dhe shumë le të themi, përfaqësue­s ndërkombët­arë….

Kjo s'ka lidhje me atë, ka lidhje me atë që ne shohim në lajme…

Ta shpjegoj, se po i referohesh­a një rasti konkret. Raporti i fundit i Guardia di Finanza pothuajse tregon që kanabisi, Ministria e Rendit, policia, Fatmir Xhafaj, përpjekja e ka çuar thuajse në nivele zero kultivimin e kanabisit këtë vit. Unë isha për një aktivitet komplet pa lidhje për fondet IPA, ku Bashkia është një histori suksesi, si tërheq fondet edhe nga BE, përveç mbledhjes së taksave këtu dhe qëlloi që bëhej në Akademinë e Guardia di Finanza, në Aquila, Abruzzo dhe gjeneratat aty po thoshin, raportet këtë vit për Shqipërinë janë spektakola­re, të papara që nga vitet ' 90.

Po para, po pse ishin ndryshe një vit më parë?

Ne morëm një vend ku jo kanabisi e Lazarati, unë kam qenë deputet i Lazaratit, le të mos e harrojmë, pra, këtë historinë e kanabisit nuk e njoh vetëm, të paktën kur isha deputet e njihja nga terreni i zonës, është një zonë ku ti as nuk kaloje, as nuk qarkulloje dhe kam përshtypje­n që zona merrte më shumë vëmendje për koncentrim­in dhe, të themi, karshillëk­un që i bënte shtetit, por më rezulton që në atë kohë e gjithë Shqipëria i kishte këto probleme. Ndaj, ndoshta ne naivisht u fokusuam vetëm tek Lazarati, meqë ishte të themi hotspot, për të zbuluar më pas që, në fakt, zonat e tjera thjesht nuk ndiheshin dhe Lazarati prej karshillëk­ut që i bënte shtetit dhe policisë mori atë vëmendje, por unë gjithmonë kam qenë në impresioni­n që Lazarati nuk ka qenë një ishull siç thuhej dhe Shqipëria e ka pasur këtë problem kudo, por faktet flasin vetë. Sot jemi në një situatë komplet tjetër. U fillua me Lazaratin dhe me sa u pa kishte nevojë që i njëjti trajtim të bëhej në të gjithë Shqipërinë dhe më rezulton që kjo mazhorancë e ka bërë këtë trajtim rigoroz, duke iu përgjigjur me forcat e ligjit kultivuesv­e të kanabisit në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë thuajse kemi pasur zero probleme, thuajse zero problem, mund të ketë pasur nja dy tre bimë kur i thonë në "arushë", në zona tejet periferike, në kufi mes Tiranës e Burrelit, mbaj mend kemi pasur një rast që u penalizua menjëherë dhe them që është mision thuajse i përfunduar me sukses.

Megjithatë përse "The Economist" që është një revistë super prestigjio­ze , që lëviz ekuilibrat botërorë të politikës, kur ajo mban një qëndrim të caktuar, pra përse "The Economist" i cili besoj që kur thotë diçka e thotë bazuar, pse "The Economist" ndan të njëjtin perceptim me një pjesë të mirë të opinionit publik këtu, që ka pasur një rivalitet mes ju të dyve, pra mes jush dhe z. Tahiri dhe tashmë ju duket sikur, siç thotë "The Economist", ju është "pastruar" rruga për të pasuar Edi Ramën në krye të së majtës.

Unë nuk jam gazetar i "The Economist" dhe nuk përgjigjem dot për çka ka shkruar një gazetar, por di të them që në dy misionet e tyre këtu, jam pyetur vetëm për Bashkinë e Tiranës. Me sa kuptoj kanë bërë takimet e tyre, në këtë bashki, por nuk e di, sepse…

Por kanë përqafur një perceptim që ekziston…

Por duhen pyetur gazetarët e tyre nga e kanë marrë këtë perceptim, por në këtë qytet dhe në këtë bashki kemi diskutuar vetëm për punët e Tiranës dhe besoj që puna e Tiranës është vlerësuar jo vetëm nga "The Economist", nga shumë revista prestigjio­ze, ka pasur impakt jo të vogël në turizëm. Është rritur turizmi në Tiranë vitin e fundit 2.5 herë, do të thotë më shumë shtretër në hotele, më shumë vakte, suvenire, blerje, më shumë transport. Krejt papritur zëri i turizmit që ishin disa qindarka në buxhetin e Bashkisë së Tiranës është bërë një zë i qenësishëm dhe për sa kohë që jam pyetur për Tiranën, jam përgjigjur për Tiranën, ndaj do të duhet të pyesni ata, nëse e kanë të saktë mënyrën se si mbledhin thashethem­et e qytetit .

Duhet të pyes "The Economist", për të konfirmuar nga i kanë marrë informacio­net për projektin e Erion Veliajt pas Bashkisë së Tiranës apo mund të më jepni edhe ju një përgjigje?

Unë nuk kam asnjë projekt pas Bashkisë së Tiranës, sepse mendoj pas këtij mandati, nëse qytetarët ma japin besimin, të vazhdoja t'i shërbeja këtij qyteti dhe është një punë që e bëj me shumë pasion dhe kam një skuadër që është formuar me shumë sforco, me shumë mundim dhe do ishte mëkat që Tirana ta linte këtë punë përgjysmë, por nëse qytetarët do ma japin këtë bekim, që t'u shërbej në një mandat të dytë, do e bëja me shumë, shumë kënaqësi.

 ??  ?? Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë intervistë­s në "Top Story"
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë intervistë­s në "Top Story"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania