Gazeta Shqiptare

Papa Françesku kërkon paqe në Jerusalem dhe në botë

-

... problemet të zgjidhet me mjete paqësore.

Për shkak të shtimit të tendosjeve të fundit mes Izraelit dhe palestinez­ëve, Papa Françesku u pozicionua edhe njëherë shumë qartë lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme: Në mesazhin e tij për Krishtlind­jet, Papa tha se ende shpreson se ekziston vullneti për rifillimin e dialogut dhe kërkoi paqe për Jerusalemi­n dhe vendin e shenjtë.

ZGJIDHJA ME DY SHTETE

"Ne lutemi që më në fund të arrihet një zgjidhje me negociata, e cila do të mundësonte koekzisten­cën e përbashkët dhe njohjen ndërkombët­are të kufijve mes dy shteteve",- theksoi Papa në lutjen tradiciona­le "Urbi et Orbi" në Sheshin qendror në Vatikan, ku ishin mbledhur me dhjetëra mijëra besimtarë.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit, që ka shkaktuar reagime të shumta negative në mbarë botën. Vendimi i tij nuk është mbështetur me shumicë në Asamblenë e OKB- së, e cila ka hedhur poshtë një Rezolutë për njohjen e këtij qyteti të ndarë si kryeqytet të Izraelit. Françesku në mesazhin e tij ka mbështetur përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje e "cila do të siguronte drejtësi dhe siguri për të gjithë".

RREZIKU NGA LUFTA NË KORENË E VERIUT

Sa i përket krizës së fundit në Korenë e Veriut, për shkak të pro- gramit të saj bërthamor, Papa Françesku ka kërkuar që tendosjet të tejkalohen me marrëveshj­e. Për marrëveshj­e nevojitet më shumë mirëbesim, sepse zgjidhja paqësore është në interesin e mbarë botës, paralajmër­oi Papa. Muajt e fundit janë shtuar në veçanti tendosjet mes Koresë së Veriut dhe SHBA- së, për shkak të testimit të raketave bërthamore.

RRËNIMI I VLERAVE

"Në kohën e gërmadhave të luftërave dhe koncepteve të tejkaluara të zhvillimit, në kohën kur kemi një rënie njerëzore, dallime të mëdha sociale dhe shkatërrim­e të mjedisit, koha e Krish- tlindjeve është koha kur duhet t'u kthehemi vlerave të Krishtit",theksoi Françesku. 81- vjeçari nënvizoi vuajtjet e njerëzve në Siri, Irak, Jemen, jug të Sudanit, Venezuelë dhe Ukrainë. Kreu i Kishës Katolike apeloi për kulturë mirëseardh­jeje dhe zemërgjerë­si ndaj refugjatëv­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania