Gazeta Shqiptare

LOJTARI KUQEZI

-

Nëse

me De Biazin ish te një surprizë, me Panuçin emri i Frederik Veselit është kthyer në një garanci për qendrën e mbrojtjes kuqezi. Mbrojtësi i afruar në periudhën e ish- teknikut të kuqezinjve, ka filluar të luajë me rregullsi në qendër të prapavijës së Shqipërisë, duke lënë në stol të zakonshmit Ajeti e Gjimshiti në rreshtimin me 4 që aplikohet në radhët e kuqezin- jve. Ndaj kur Empoli ndryshoi trajner në javën e kaluar, tekniku i ri Aurelio Andreacoli ndryshoi skemë, ndërsa Veseli kaloi nga mbrojtës anësor në rreshtimin me 3, në qendërmbro­jtës në rreshtimin me 4, si me Kombëtaren. Për futbollist­in shqiptar, nuk kishte asnjë problem përshtatje­je pikërisht falë eksperienc­ave kuqezi. "Kam luajtur shpesh në mbrojtjen me katër, për mua nuk ndryshon asgjë. Edhe në Kombëtare luaj me katër në mbrojtje dhe ndjehem mirë. E rëndësishm­e është të ndjekësh idetë e trajnerit dhe t'i tregosh në fushë",- shpjegoi ai për mediat italiane. I kthyer në një nga veteranët e Empolit dhe zëvendëska­piten i kësaj skuadre, Veseli mendon se ky kampionat do të jetë shumë i luftuar dhe uron që viti 2018 të sjellë për klubin e tij suksese sportive, që do të thotë kthimin në Serinë A. "Klasifikim­i i Serisë B tregon se ky është një kampionat shumë i luftuar. Është e qartë se të gjithë dëshirojmë të jemi në vendin e parë dhe të punojmë për këtë. Viti i Ri? Pikë së pari shpresoj që të jenë të gjithë mirë, nga unë te çdo shok i skuadrës, klubi, tifozët dhe të gjithë ata që janë rrotull Empolit. Në aspektin futbollist­ik uroj që skuadra të arrijë suksesin maksimal të mundshëm që është gjëja me të vërtetë më e rëndësishm­e ",- deklaroi mbrojtësi shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania