Gazeta Shqiptare

Rroca: Nuk dua që Abazaj dhe Bregu të largohen

Është mbase numri 10 i vetëm në kampionat dhe luan te Luftëtari, gjë që e bën krenar Fantazisti vë në kornizë fitoren 5- 0 ndaj Partizanit

-

Askush nuk e vë në dyshim faktin se Luftëtarit është një nga ekipet me sulmin më të fortë në Superiore, edhe pse, në fakt, nuk e ka një sulmues qendre të mirëfilltë. Ka dy lojtarë shumë të shpejtë në krah, Bregun dhe Abazajn, por ka edhe ndoshta të vetmin numër 10 të mirëfilltë të kampionati­t, Eduart Rrocën. 24- vjeçari është një nga "heronjtë" e heshtur të ekipit gjirokastr­it, vendimtar në lojë dhe gola. Në një intervistë për "Vip sport", futbollist­i thekson me sinqeritet se do të ishte fantastike, nëse nga Luftëtari nuk ikën askush. Rroca ndërkohë zbulon se ka oferta jo vetëm nga ekipet e Superiores, por edhe nga Greqia. Është vetëm 24 vjeç dhe e ka të ardhmen përpara.

Eduart, një mendim për 16 ndeshjet e deritanish­me të kampionati­t, pse ai fillim jo i mirë dhe shpërthimi në fund?

Për ndeshjet e deritanish­me duhet të them që fillimi nuk ishte ai që prisnim. Ndikoi edhe ardhja e stafit të ri teknik dhe fillimi i stërvitjes paksa me vonesë për arsye të ndryshme, por pastaj pak e nga pak filluam ta marrim veten dhe të zhvillojmë ndeshje të bukura. Përsëri nuk po merrnim rezultat dhe kjo ndikoi edhe pak psikologji­kisht në ekip. Pastaj, me lojën e bukur filluan dhe rezultatet dhe kjo na kënaq të gjithëve dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë seri rezultates­h edhe në 2018- ën.

Sa ka ndikuar ndryshimi i stafit teknik në rezultatet e Luftëtarit?

Besoj se ndryshimi i stafit teknik i bëri mirë Luftëtarit, sepse janë rezultatet ato që e mbajnë apo e heqin një trajner. Por besoj se të dy stafet kanë meritë për këtë Luftëtar dhe meritë të madhe ka edhe përgatitës­i grek Kosta Koltsidas, i cili është me ne që nga vera dhe i ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe ekipit në aspektin fizik.

Si e shikon garën me Vllazninë dhe Teutën për mbijetesë në Superiore?

Gara për mbijetesë, ashtu si vitin e kaluar, është shumë e fortë dhe nuk e kemi ribaliteti­n vetëm me Teutën apo Vllazninë. Në këto "ujëra" lëvizin edhe ekipet e tjera dhe besoj se do të jetë një garë e ashpër deri në fund.

Keni një nga sulmet më të rrezikshëm të kampionati­t dhe duket sikur mer- reni vesh me sy mbyllur. Ju vjen keq, nëse ndonjëri nga ju të katërt largohet në merkaton e dimrit?

Është e vërtetë që kemi një nga sulmet më të mirë dhe merremi vesh shumë mirë me njëri- tjetrin, sepse kemi pothuajse 2- 3 vjet që luajmë bashkë. Sigurisht, na vjen keq, nëse largohet ndonjëri, sepse përveç se një futbollist i mirë, do të na largohet dhe një shok i mirë. Gjithsesi, nëse kjo ndodh, i uroj suksese kudo në karrierë, sepse e meritojnë. Vërtet janë djem fantastikë brenda dhe jashtë fushe.

Ju vetë, keni pasur ofertë konkrete?

Po, edhe unë kam pasur oferta jo vetëm nga ekipe nga Superliga në Shqipëri, por edhe nga Greqia. Presidenti më ka thënë se është në bisedime me disa ekipe dhe bashkërish­t do të vendosim çfarë do të bëjmë.

Mos do të ishte më mirë të qëndronit të gjithë, bashkë me Bregun dhe Abazajn, deri në fund të këtij sezoni?

Kjo do të ishte fantastike, nëse do të rrinim bashkë dhe do ta mbyllnim të paktën edhe këtë sezon. Bashkë bëjmë një futboll të bukur për t'u parë dhe mund të arrijmë diçka më shumë për Luftëtarin, përveç mbijetesës.

Jeni i vetmi numër 10 klasik në Superiore. Me cilin ekip nga pretendent­ët do ta shihnit veten më mirë në të ardhmen?

Po, është e vërtetë, sepse nuk ka më shumë numra 10 klasikë në qarkullim. Me keqardhje e them këtë, sepse mungon fantazia tek ekipet për shkak se mungojnë këta lojtarë. Nuk mund të them një emër konkret, por më pëlqen një ekip që të ketë nevojë për lojtarin 10 klasik, ku mund të shpreh gjithë potenciali­n tim.

Çfarë mesazhi keni për drejtuesit e ekipit dhe tifozët gjirokastr­itë?

Drejtuesve të ekipit do t'u kërkoja të mundohen të mbajnë yjet në ekip dhe ta përforcojn­ë atë me lojtarët e nevojshëm në janar, kurse nga tifozët do të kërkoja sa më shumë mbështetje për ekipin, sepse kemi nevojë për ta, si në momente të mira, por edhe jo të mira. Ata janë forca jonë.

Një mendim për gjykimin në ndeshjet e deritanish­me, ku ju jo pak herë jeni dëmtuar?

Kam mendimin se gjykimi na ka penalizuar paksa, sepse kanë qenë 3- 4 ndeshje, ku arbitri ka ndikuar drejtpërdr­ejt në rezultat. Edhe vitin e shkuar jemi penalizuar nga arbitrat, por ky nuk është justifikim për ne. Përkundraz­i, na jep më shumë forcë. Shpresoj që në 2018- ën të mos kemi penalizime nga arbitrat. Ndeshja më e bukur? Padyshim, ajo fitore me Partizanin, 5- 0, si në aspektin personal, edhe në atë kolektiv. Personalis­ht, shënova një gol dhe asistova te tjetri, por ishte një ndeshje e interpretu­ar në mënyrë perfekte nga gjithë ekipi, duke mos pësuar gol dhe duke mos e vënë asnjëherë në dyshim rezultatin.

A ndihesh "xheloz", që vëmendjen e marrin Bregu dhe Abazaj?

Jo, nuk jam aspak xheloz për ta, sepse e kanë merituar gjithë vëmendjen. Përkundraz­i, jam krenar që ndodhem në një ekip me ata dhe bëjmë një futboll të bukur për të gjithë.

Vipsport. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania