Shfuqizohet vendimi, Gjykata e Apelit i rikthen pasaportën Saimir Tahirit
Ish- ministri i Brendshëm mund të dalë jashtë Shqipërisë, provat bindin trupin gjykues Avokati Maks Haxhia: Paraqitëm argumente të reja
Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda ka shfuqizuar dje vendimin e Shkallës së Parë që e ndalonte ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin të largohej jashtë shtetit, duke i rikthyer pasaportën. Ish- ministri i Brendshëm, mbërriti tek Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maksim Haxhia dhe qëndroi përpara trupës gjykuese për rreth 90 minuta. Masa e sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe kartës së identitetit të Saimir Tahirit, u dha në datën 12 dhjetor në kuadër të hetimit për çështjen "Habilaj", ku në përgjimet e publikuara nga prokuroria e Katanias, përmendet dhe emri i tij. Gjithashtu, ky vendim erdhi për shkak të hetimeve për dosjen "Sota", ku u theksua se Tahiri ka njohje me biznesmenin dhe familjarët e tij, pasi ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të njëjtat makina. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për Saimir Tahirin si pjesë të një grupi të trafikut të drogës, gjykata është bindur se ishministri s'ka qëllim të largohet përfundimisht nga vendi dhe as të prish provat, ndaj ka vendosur të shfuqizojë bllokimin e pasaportës.
Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ish- ministri i Brendshëm Tahiri nuk pranoi që të prononcohej për mediat, ndërsa u shfaq i qeshur duke uruar festat. "Gëzuar, gëzuar, do të flasë Maksi",- ishin fjalët e vetme të ish- ministrit për mediat, pavarësisht insistimit të mediave për një deklaratë më të gjatë të tij për akuzat e prokurorisë dhe opozitës. Sakaq pas këtij vendimi ka reaguar avokati mbrojtës Maks Haxhia. "Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve, që ishte vendosur ndalimi i Tahirit për dalje jashtë vendit dhe bllokimi i pasaportës. Vendimin e arsyetuar nuk e kemi parë. Prokuroria nuk kishte ndryshuar qëndrim. Ne paraqitëm argumente të reja",deklaroi avokati.
HETIMI I PROKURORISË
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në 12 dhjetor masën e sigurisë "Ndalim i daljes jashtë shtetit" për ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky vendim i gjyqtares Liljana Baku erdhi pas kërkesës së prokurorisë për bllokimin e pasaportës dhe kartës së identitetit të Tahirit. Pas vendimit të gjykatës u njoftuan menjëherë të gjitha pikat kufitare. Masa e sigurisë ndaj ish- ministrit të brendshëm, u dha në kuadër të hetimit për çështjen "Habilaj", ku në përgjimet e publikuara nga prokuroria e Katanias, përmendet dhe emri i tij. Sipas organit të Pas vendimit të gjykatës, e cila i riktheu pasaportën ish- ministrit të Brendshëm Tahiri, ka reaguar avokati mbrojtës Maks Haxhia. "Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve, që ishte vendosur ndalimi i Tahirit për dalje jashtë vendit dhe bllokimi i pasaportës. Vendimin e arsyetuar nuk e kemi parë. Prokuroria nuk kishte ndryshuar qëndrim. Ne paraqitëm argumente të reja",deklaroi avokati Maks Haxhia.