Ambasada e SHBA- ve: Si të aplikoni për vizë pune e turizmi
"Procedurat, duhet të jeni të kualifikuar për punën, nisni me punëdhënësin" Klasifikimet, kush mund të shpallet fitues
Të gjithë të interesuar it që dëshirojnë të ap likojnë për vizë në Shtetet e Bashkuara gjatë 2018- ës, tashmë do të kenë mundësinë të informohen në mënyrë të detajuar nga ambasada amerikane. Kjo e fundit ditën e djeshme ka bërë me dije se përfaqësuesit do jenë në dispozicion të aplikantëve çdo të enjte për t'i ndihmuar me procedurat e aplikimit. "Vizat e punës janë të specifikuara: ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t'ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar, ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA",- thekson ambasada në faqen e saj zyrtare.
Akti i Emigracionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo- emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Vizat e klasifikuara H- 1B i aplikohen personave me një profesion të specializuar, i cili kërkon aplikimin teorik dhe praktik të një sërë njohurish tepër të specializuara, njohuri për të cilat kërkohet përfundimi i një kursi specifik të një arsimi më të lartë. Ky klasifikim kërkon një dëshmi pune lëshuar nga Sekretari i Punës. Ndërkaq vizat që njihen si H- 1C i aplikohen infermierëve të huaj që vijnë për të kryer shërbime nëpër spitale për një periudhë të përkohshme deri në tre vjet, kurse vizat e klasifikuara H2A i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal të agrikulturës. Më tej, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane citohet se vizat e klasifikuara H- 2B i aplikohen punëtorëve të përkohshëm ose sezonal, jo- agrikulturor. Ky klasifikim kërkon një certifikatë pune të lëshuar nga Ministria e Punës. "Vizat e klasifikuara H- 3 i aplikohen personave që trajnohen për punë të ndryshme, por jo për ata që trajnohen për mjekësi apo akademi. Ky klasifikim i aplikohet, gjithashtu, edhe personave që trajnohen për edukimin e fëmijëve handikapatë",- bën me dije ambasada. Ndërkaq, vizat e klasifikuara L i aplikohen personave që shpërngulen nga njëra degë e kompanisë ku punojnë në një degë tjetër në SH. B. A. të cilët, brenda 3 viteve të mëparshëm, kanë punuar jashtë në vazhdimësi për një vit, dhe që do të punësohen në një degë apo filial të të njëjtit punëdhënës në SH. B. A., në menaxhim ekzekutiv ose në punë të ndryshme të specializuara. Vizat e klasifikuara O- 1 i aplikohen personave që kanë aftësi të jashtëzakonshme në shkencë, art, edukim, biznes, atletikë, ose që kanë arritje të jash-