Dorëheqja e radhës te Lëvizja për Vetëvendosje, largohet Dardan Sejdiu
Dënimi me burg i 4 deputetëve, VV "humb" mandatin e tretë
Dardan
Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje. Një vendim të tillë nënkryetari i Partisë për Vetëvendosje e ka dhënë edhe nëpërmjet një letre të dërguar partisë në të cilën bën pjesë. Pasi i ka dërguar një letër, ku mësohet se ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar, gjithashtu, se veprimin e tij politik do ta
vazhdojë si deputet dhe anëtar i VV- së. Gjithashtu, së fundi kanë dhënë dorëheqjen edhe Visar Ymeri dhe Aida Dërguti, nënkryetarja e kësaj partie.
Pas dërgimit të letrës nuk ka pasur ende asnjë reagim nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i fundit ka thënë se është diskutuar për dorëheqjet tjera, por kjo e Sejdiut erdhi vonë. "Nuk u diskutua, sepse ajo ka ardhur me vonesë. U diskutuan dorëheqjet e tjera dhe u vendos që këto gjëra të diskutohen në kryesi në mbledhjet e radhës", - tha Ahmeti, duke lëshuar mbledhjen e kryesisë për të vazhduar në një mbledhje në komunë, raporton KTV. Sejdiu shpjegon se dorëheqja vjen në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit në lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se shpreh keqardhje për problematikat brenda kësaj force politike. Ndërkohë, kryesia e Vetëvendosjes është mbledhur për të diskutuar mbi largimet e fundit. Dorëheqja e Sejdiut, që vjen pas asaj të kryetarit Visar Ymeri, tregon se në grupin anti- Kurti është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi, siç dihet, Sejdiu është bashkëpunëtori i tij më i ngushtë politik prej vitesh, dhe lëvizja e njërit, nënkupton edhe lëvizje të tjetrit.