Vetingu në organin e akuzës, hidhet shorti për 11 prokurorë
Do kalojnë në "sitë" 5 dosje
TIRANË - Në Prokurorinë e Përgjithshme u hodh shorti për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve, mbështetur në ligjin Nr. 84/ 2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë" për procesin e vetingut. Shorti u hodh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të drejtuesve të Prokurorive të Rretheve Gjyqësorë. Për secilin prej 11 prokurorëve në short, përzgjidhen 5 dosje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procedurën e hedhjes së shortit e mbikëqyri kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj. Genta Bungo. Nga hedhja e shortit u përzgjodhën për vijueshmërinë e procesit prokurorët: Arben Kraja, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arqile Koça, Artur Selmani, Sokol Stojani, Anila Leka dhe Kosta Beluri. Komisionerët e pavarur të kualifikimit në prani dhe të kreut të KPK- s, Genta Bungo, në ambientet e Prokurorisë përzgjodhën me short 5 dosje nga aktiviteti i tri viteve të fundit të prokurorëve. Me 55 dosjet e 11 prokurorëve që kaluan në këtë short,
LISTA E PROKURORËVE QË IU NËNSHTRUAN SHORTIT
Arben Kraja Adnand Xholi Thoma Jano Arqile Koça Artur Selmani Sokol Stojani Anila Leka Kosta Beluri Adnan Kosova Alfred Progonati Alma Muça KPK mbyll ciklin e përzgjedhjes së vetingut për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë me short janë përzgjedhur për t'u vetuar ish- kryeprokurori Adriatik Llalla, ish- drejtuesja e dekriminalizimit Rovena Gashi, prokurori Petrit Fusha dhe prokurori Ramadan Troci. Ndërkohë, dy prej prokurorëve, të cilët janë bërë pjesë e shortit të vetingut, kanë qenë pjesë edhe e garës për t'u bërë kryeprokuror, mes tyre Arqile Kocaj dhe Artur Selmani.