54 mijë të rinj për juridik e ekonomik
Universitetet, për 2 vite, 27 mijë studentë më pak
Të
rinjtë shqiptarë pref erojnë më shumë të studiojnë për ekonomik e juridik, deklaruar kjo nga Instituti i Statistikave. Sipas këtij të fundit, në vitin akademik 2015- 2016, që rezultojnë edhe si të dhënat më të fundit, plot 53.760 të rinj, studionin në fakultetin Ekonomik, Juridik apo Shkenca Sociale. Si pasojë këto programe studimi të parapëlqyera nga studentët, janë edhe profilet që kanë konkurrencën më të lartë në tregun e punës në Shqipëri. INSTAT tregon se kërkesat për këto fakultete ngelet dominante, pavarësisht rënies që kanë pësuar nga viti 2013, kur patën arritur kulmin, me afro 68 mijë studentë. Profili i dytë më i kërkuar nga të rinjtë janë shkencat mjekësore, me afërsisht 15% të numrit të përgjithshëm të studentëve dhe ato inxhinierike me rreth 12%. Rënie të theksuar gjatë viteve të fundit ka pësuar ndjekja e shkencave arsimore. Në vitin 2011, afro 21 % e studentëve ndiqnin shkollën për t'u bërë mësues; në vitin 2016 këto degë ndiqeshin nga më pak se 8% e totalit të studentëve. Ndërkaq, numri më i vogël i studentëve paraqitet në fushën e degëve që lidhen me shërbimet, ku në vitin akademik 2015- 2016 ka pasur vetëm 2250 studentë të regjistruar. Pas kësaj vjen sektori i bujqësisë me 8383 studentë, e fusha e shkencave të arsimit me 11.236 mijë të rinj. Por edhe numri i studentëve të arsimit të lartë ka pësuar rënie, krahasuar me një vit më parë. Respektivisht, në vitin 20132014, studionin plot 173.819 të rinj, ndërsa në 2015- 2016ën, universitetet në vend kanë numëruar rreth 27 mijë studentë më pak.