Gazeta Shqiptare

STATUTET E DRISHTIT DHE KUJTIMI I TË MADHËRISHM­IT GJ. K. SKËNDERBEU

- NGA PROFESOR DR. ALEKS LUARASI

Më 12 janar 1468, pak ditë para vdekjes së Gj. K. Skënderbeu­t, klerikët e Kishës Katedrale të Dishtit, miratuan “Statutet” që rregulloni­n jetën dhe veprimtari­në e bashkësisë katolike të qytetit.

“Statutet e Drishtit” rrëfejnë ndërmjet rrjeshtave një dramë dhe një tragjedi që luhej aso kohe në teatrin heroik shqiptar. Aty janë të pranishëm disa nga personazhe­t madhështor­e të kësaj tragjedie, midis tyre, Kryepeshko­pi i Durrësit Pal Engjëlli, i dërguar i Vatikanit dhe këshilltar i Skënderbeu­t.

“Statutet e Drishtit” nuk ishin thjesht një dokument juridik, por një pentagram, një hymn “te deum” që këndohej me solemnitet në Kishën Katedrale të Drishtit, në aktin e fundit të tragjedisë.

Mbi lartësitë e Drish tit frynin erërat e ftohta të janarit të vitit 1468. Malet atje tej ishin mbushur me dëborë dhe qëndronin të heshtur dhe madhështor­ë në vetminë e tyre. Lart në qiell dukej dhe zhdukej mes reve një diell i pakët dhe i ftohtë.

Në sallën e madhe të Kishës Katedrale të Drishtit hynin njëri pas tjetrit klerikët e rangjeve të ndryshme, kokulur, të menduar, të përvuajtur, të mjeruar. Tek zinin vend në karriget e tyre shihnin statujat e Jesu Krishtit në kryq, ikonat madhështor­e gjithë ngjyra që zbukuronin sallën e madhe të Kuvendit, qirinjtë e ndezur dhe sendet prej ari që shkëlqenin.

Të gjithë e kishin mendjen te një lajm të hidhur si pelini që ishte përhapur ato ditë në Kuvend. Ai, i madhërishm­i, i përndritur­i, shpresa e tyre e fundit, Gj. K. Skënderbeu, po shuhej e po ftohej … në Lezhë. Askush nuk fliste rreth këtij lajmi, secili e bluante në brendësi te shpirtit të vet, në heshtje.

Klerikët po mblidheshi­n në Kuvend që të miratonin Statutet e Kishes Katedrale të Drishtit, një ngjarje vërtet e madhe për kishat e shumta në varësi të saj. Së fundi, edhe kisha e tyre e Drishtit do të kishte Statutet e veta, të miratuara nga vetë Papa i Romës. Në një ditë tjetër kjo ngjarje e madhe do të kishte nxitur gëzimin dhe krenarinë e tyre përkrah kishave të tjera,

Miratimi i Statuteve të Drishtit ishte një histori e gjatë që kishte filluar disa vite me parë. Histori proceduras­h, si hartimi i projektit, rishikimi, miratimi nga Papa i Romës. Projekti ishte përfunduar me kohë, por miratimi nga Kuvendi i Kishës Katedrale të Drishtit ishte vonuar. Dukej sikur ngjarja e hidhur që mund të ndodhte nga dita në ditë e kishte përshpejtu­ar miratimin përfundimt­ar.

Statutet e Drishtit u miratuan në dt. 12 janar 1468, pesë ditë para vdekjes së Gj. K. Skënderbeu­t. Ai vetë, “Atleti i Krishtit”, sikurse e kishte quajtur dikur shenjtëria e tij, Papa Piu II, nuk ishte i pranishëm dhe emri i tij nuk përmendej në Statutet. Ishte i sëmurë dhe duke vdekur në Lezhë, ku ishte mbledhur Kuvendi i Princave Shqiptarë. Pikërisht kjo ngjarje e hidhur, që pritej të ndodhte për shkak të moshës dhe sëmundjes së tij, e përshpejto­i legalizimi­n e Statuteve që ishte vonuar me vite për shkak të rrethanave të luftës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania