Gazeta Shqiptare

Q E B I R I

- NGA KOÇO KOSTA

Domosdo që unë e njoh. Ai është vëllai i Sheremetit, kunatit tim. Sa herë që veja në fshat te motra, ai shfaqej: zinte vend pranë oxhakut dhe s’ngrihej. Motra insistonte që unë t’u ngulja veshin budallallë­qeve të tyre. Po ato budallallë­qe për mua ishin fjalë të sinqerta. Janë bark i madh dhe, kur vijnë, mbushet pragu i shtëpisë me opinga, thoshte ajo.

Unë mendoja një çast për Hatijen, motrën time. Prindërit, veçanërish­t nëna, kishin dashur ta martonin me një burrë nga qyteti, po erdhi një çast delikat dhe ne e ngjitëm në fshatin matanë përroit, që i thonë Allak.

Burri i motrës punonte në fshat. Motra e kishte merak që ai jetonte në fshat, po të shoqin e donte. Ajo thoshte për të dhe për vëllezerit e tij se ata ishin njerëz të mirë, po që të mbushnin oxhakun me budallallë­qe. Dhe qeshte.

Në të vërtetë, ajo dëshironte që unë apo ndonjë tjetër të dallonim cilësitë e mira të burrit të saj apo të njerëzve të tij dhe t’ia thoshnim këto.

Të tërë njerëzit e tij, pa përjashtim, e donin koperativë­n dhe pushtetin. Falnin jetën për të. Kur u ngrit kooperativ­a në fshatin e tyre, babai i Sheremetit, domethënë vjehri i motrës, pasi dëgjoi të deleguarin, u ngrit, befas, dhe thirri:

Rroftë Pushteti, rroftë Pushte-

E duan me shpirt këtë pushtet, thoshte motra ime.

Kunati i motrës e kishte emrin Kardhash.

Si ta kanë ngjitur këtë emër? i thosha herë pas here për ta ngacmuar. Ai ngrinte supet.

Ku di unë? thoshte. Ama, përnjëherë­sh i pritej gazi, goja i mbetej pakëz e hapur, syte m’i ngulte drejt dhe mollëzat i skuqeshin.

Unë filloja bisedë tjetër. Ai qëllonte gjurin me pëllëmbë dhe rregullohe­j mirë që të rrinte gjer në fund, gjersa të vinte palca e natës. Madje, deri në mëngjes. Sigurisht nuk vinte për të ngrënë. Se edhe gruaja e tij, Kanakarja, hynte në muzg te ne dhe sillte herë pjatën me lakror, herë me mish, ullinj. Etj. Ka qejf të madh të vijë e të bëjë muhabet me ty, më thoshte ajo mua.

Nganjëherë na shikonte i trembur, se mos atë natë na mbaroheshi­n fjalët shpejt. Dhe i dukej sikur duhej të qeshte me çdo gjë që thosha unë.

Ishte vërtet krim të spekulloje me të.

Unë e kisha qejf zjarrin në oxhak, zjarr me dru lisi që digjen përbrenda dhe kërcasin. Dhe paqllëkun që mbretëront­e në atë odë.

Ne rrinim anës kllanikut pra, afër zjarrit dhe bisedonim.

Ata vërtet kënaqeshin. Po gjithmonë duke pritur diçka më të bukur, të re.

Të dy vëllezërit interesohe­shin shumë dhe ndiqnin me vëmendje fjalët për mbarimin e spiunëve dhe tradhtarëv­e. Unë u flitja për Gjyqet e Popullit! Ata pastaj donin të dinin se si ishin pushkatuar të dënuarit.

E sigurt që u pushkatuan?pyeste Kardhashi me naivitet.

Ata bëheshin tërë veshë dhe dëgjonin. Motra hiqte thellë nga zemra. Ashtu ajo dëftonte mërzi dhe pakënaqësi. Sigurisht dëshëronte që të ishim vetëm dhe të këmbente ndonjë mendim jashtë pranisë së tyre. Por as i shoqi dhe as kunati s’e përfillnin pakënaqësi­në e Hatijes.

Atëherë motra, fare papritur, qeshte. I shoqi e shikonte drejt me sy të zgurdullua­r. Kardhashi vështronte i hutuar. Inati i të shoqit dhe hutimi i kunatit sikur i injektonin edhe më shumë gaz motrës sime.

Eh, ia bënte i shoqi dhe hungëronte. Ç’t’i bëj këtij ( për mua), pa…!

Këto thoshte hungërima e tij. Me siguri.

Pikërisht atë kohë qeshja edhe unë. I shoqi i sime motre rrotullont­e kokën një çast fare të shkurtër, më shikonte me habi dhe njëherësh qeshnin edhe ai, edhe vëllai i tij. Qeshnim të tërë. Pastaj motra shtronte darkën. Kardhashi hante pa kujdes, ashtu siç dinte ai, ndërsa Sheremeti mundohej të përdorte pirunin. Por e përdorte ligsht. Atëherë motra ime ulte kokën, qeshte e gurgullont­e si për vete, dhe fliste si me kast:

- Ëëë, hamë me kulturë ne këtej nga Mëhalla jonë!

- Ëh, ëh, … e pastaj! - ia bënte Sheremeti dhe zgurdulloh­ej e niste të hungëronte. Sikur!

- Si ta kanë shpikur këtë emër? – i thosha unë përnjëherë­sh Kardhashit që të fillonim bisedë tjetër dhe të shuaja zemërimin e kunatit.

- Hë de, - thoshte ai. – Hë, si ma kanë stisur?! 1 Kardhashin e takoja shpesh. Ai shkonte bari me bravaret e fshatit. Dispononte kokë të vogël, të gjatë paksa, ballë të gjerë e të qëruar nga flokët. Nuk mbante shapkë. Në kokën e tij, në flokët, në ngjyrën e fytyrës pati diçka prej shtufi, diçka të hirtë. Qafën e kishte të gjatë, të hollë. Dejet nga pas qafës: të kuq në mavi. Mavi ishte gropa nga mbrapa saj. Supet qenë sajuar të shtrembëra. Dimërverë mbante xhaketë shajaku. Kur binte shi, dilte me llabane. Me llabane shkonte pas kopesë, me llabane dilte nëpër udhët e fshatit, hynte e shfaqej nëpër dyqan apo në vatrën e kulturës.

Në qytet, në ditë shiu, s’e kisha parë me llabane.

Kur më pyeste për gruan apo fëmijet e mi, shikonte matanë, jo si njeri tinzar, po si katundar që kërkon fjalë të përshtatsh­me.

Një pasdite e takova poshtë nën fshat. Dëgjova zilet e dhive dhe u ngjita mbi ledh pranë udhës. Në të majtë ishte një pyll me dushknajë e drurë të tjerë. Midis qenë përhapur dhitë. Disa kishin hedhur dhe rëndonin këmbët e para nëpër dumbrushe. Dhe më tej: … Kardhashi!

Këta njerëz vërtet kanë diçka të bukur që të tërheqin. Nuk mund të kaloja pranë tij pa i folur. Atij i bëhej gëzim në shpirt. Unë gjithashtu ndihesha i mrekulluar.

Nuk i flisja përnjëherë­sh. Vështroja. Me dukej se gjithçka përqark, i tërë dekori ishte në funksion të tij, të lëvizjeve dhe të veshjes së tij. Sikur të mos ishte ai, aty diçka do të mungonte. Siç do të mungonte diçka, po të mos ishte ai guri i bardhë, pranë trungut të një dushku të vjetër, apo ai zogu që u ul me nxitim te një degë thane e nisi të këndonte duke tundur bishtin e duke dredhur puplat.

Atëkohë Kardhashi ndolli një dhi. Ajo ngriti kokën dhe e shikoi drejt. Ai zgjati përsëri dorën me pëllëmbën e hapur përgjysmë dhe vazhdoi ta ndillte. Dhia eci drejt tij. Unë shikoja dy lemenjte e vegjël të gjunjëve te të dyja këmbët e holla të dhisë. Kur iu afrua bariut, dhia kërreu gjuhën dhe nxori ca zëra të përhumbur, ndërsa mjekrën e bridhte nëpër shajakun e tij sikur donte ta lëpinte. Bariu e kapi nga zverku, pastaj e mbërtheu nga këmbët e pasme, theu mesin dhe uli ballin dhe e mbështeti nën bishtin e saj. Ajo lojti kryet anash, e lëpiu te flokët dhe leshoi virrmë sikur ta pyeste se ç’kishte ndër mend t’i bënte. Ai nxori opingën e djathtë dhe e uli nën gjinjtë e dhisë. Dhe zgjati krahët, dhe gjinjtë e saj i mblodhi midis shuplakave të plasaritur­a.

Filloi ta milte. Qumështi çlirohej nga kalemat e gjinjve duke ia bërë pëzhzh, pëzhzh, pëzhzh! Dhe binte në opingë duke kërcyer stërkala të bardha dhe duke ngritur avull të bardhëm si tym nga pluhuri i gëlqeres.

Pas ca, Kardhashi e lëshoi dhinë. Ajo iku katër çape, pastaj ndaloi, tundi kokën, lëshoi virrmë të lehtë dhe goditi me turi vendin midis bishtit dhe gjinjve.

Bariu fërshëlleu, sikur të ndillte një qen. Nga hija e një trëndafili të egër nxori gjuhën dhe tundi bishtin një këlysh, i cili provoi të lehtë dy herë dhe vajti tek i zoti e iu fërkua midis këmbëve.

Kardhashi uli opingën, e mënjanoi pak dhe këlyshi nisi të pinte qumësht, duke nxjerrë sa mundte gjuhën e gjatë, të njomë e të kuqe.

Pas ca bëri më tej, kapi një dhi tjetër, e moli edhe atë në opingë dhe qeni e lëpiu gjer në fund lëngun brenda te opinga.

Njeriu i vetëm atje midis dushqeve të unjtë dhe kopesë së dhive, seç mërmëriti nëpër buzë një varg të një kënge popullore, mbathi opingën dhe kërceu e qëndroi në këmbë.

Këlyshi lëpinte buzët, ndërsa Kardhashi theu pak mesin, përkuli gjurin dhe e uli përpara. Dhe me të përkëdheli këlyshin.

Unë i fola Kardhashit. Ai solli kokën me njëfarë përtese, po, kur më dalloi, fytyra iu gëzua dhe nëpër lëkurë iu këmbyen ngjyra njerëzore.

Shkuam drejt njeritjetr­it dhe u takuam me mall. Gëzimi i tij ishte

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania