Gazeta Shqiptare

A ia vlen Vlora 13 milionë?!

-

en dhe Bulevardin e Skelës po riparohen dhe asfaltohen të gjitha. A janë kostot e larta? A ka pasur klienteliz­ëm në shpërndarj­en e punëve? A e ka qelbur me tejzgjatje­n e bypass- it të Fierit dhe Vlorës, ç’ka nuk e lejon qytetin të shfrytëzoj­ë kapacitete­t e tij turistike? Këto janë të gjitha pyetje, që vështirë se Rama u përgjigjet për notë kaluese.

Por në Vlorë ka punuar, duke e nxjerrë qytetin nga grija dhe pluhuri 27- vjeçar i tranzicion­it. Tani le të vijmë tek pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës dhe dëmshpërbl­imi i tij 13 milionë. Njerëzve u ka bërë përshtypje. Në ato kohë u fol se ishte një akt edhe politik për t’i treguar kryetarit të opozitës se nuk ishte në gjendje të mbronte as familjen e vet, lëre pastaj demokratët e thjeshtë. Por e keqja e atij pallati nuk ishte se kishte shkelur rregullat dhe as sepse kishte abuzim në dhënien e lejes së tij. Kjo është një aferë më vete, e cila nuk duhet t’i shpëtojë hetimit. Arsyetimet se u bë një shkelje nga Shpëtim Gjika sepse Berisha nuk i jepte fonde, janë mbrojtje e dobët dhe nëse do t’i shkohej kësaj logjike, çdo abuzim justifikoh­et. Por, ai pallat para së gjithash ishte pionieri sesi do të shkatërroh­ej vija bregdetare.

Sepse derisa pa u ndërtuar ai, bashkiakë dhe ndërtues kishin abuzuar duke ndërtuar barbarisht, deri edhe duke u qasur me vijën e detit, por kurrë nuk kishin hyrë brenda në det. Nëse ai do mbijetonte, askush nuk do kishte guxim të blinte pallat buzë detit me shpresë se do shikonte agimet dhe perëndimet, pasi një i fortë rruge apo politik një ditë të bukur do hidhte beton brenda në det dhe do të ndërtonte duke zënë pamjen. Ai ishte një shembull sesi do të shkatërroh­ej natyra. Ndaj, nëse ka disa miliona që shpenzohen me hak, ato janë këto 13 që do paguajë qeveria për të zbatuar vendimin e Strasburgu­t./ dritare. net

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania