Gazeta Shqiptare

Zguri: Partitë politike, mision të fshehin të ardhurat e shpenzimet

Kreu i KQZ- së, në prani të BE e KiE: Duhen mekanizma monitorimi "Korrupsion­i në financim është shitblerje e votës"

-

Kryetari i KQZ- së, Kle ment Zguri akuzoi dje partitë politike se "kanë mision fshehjen e të ardhurave dhe të shpenzimev­e të realizuara gjatë vitit kalendarik, por edhe në vitet zgjedhore". Në fjalën e mbajtur në trajnimin për "Auditimin e raporteve të financimit të partive politike dhe të fushatës zgjedhore", organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, Zguri u shpreh se për këtë duhen kombinuar kuadri ligjor me domosdoshm­ërinë e ngritjes së strukturav­e të mbikëqyrje­s, monitorimi­t dhe kontrollit profesiona­l e rezultativ të financave. Në prani edhe të përfaqësue­sve të BE- së dhe KiE- së, Zguri tha: "E kam thënë edhe më parë dhe do të vazhdoj ta theksoj që korrupsion­i në financim është rruga pa shpëtim, është shitblerje e votës, është abuzim me resurset shtetërore, është rrënim i paritetit në garë, është dhunim i vullnetit të lirë të zgjedhësve, është kapje e pushtetit politik nga krimi dhe antishteti. Korrupsion­i në financim nuk është delikt kavalierës­h, por është armiku më i egër i zgjedhjeve". Ndaj të gjithë ne duhet të japim kontributi­n tonë për të rritur transparen­cën e financimit të partive politike, si antidotin e korrupsion­it zgjedhor. Neni 9 i Kushtetutë­s së Shqipërisë parashikon që partitë politike duhet të organizohe­n në përputhje me parimet demokratik­e dhe që burimet financiare e shpenzimet e tyre të bëhen kurdoherë publike. Ndërkohë që me ligjin mbi të drejtën e informimit, transparen­ca publike është bërë kriter vlerësimi dhe standard baze për çdo institucio­n publik, ku bëjnë pjesë edhe partitë politike, si organizata që kryejnë aktivitet kushtetues dhe kanë të përfshirë funksionar­ë publikë. Është shumë e vështirë të fshehësh korrupsion­in dhe praktikat e gabuara në rast se publiku ka dijeni", u shpreh kreu i KQZ- së. "Megjithatë - shtoi ai - partitë politike në Shqipëri nuk i publikojnë vetë deklarimet financiare për publikun e gjerë, si dhe për anëtarët e tyre. I vetmi informacio­n është ai që mundëson Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe i publikuar në faqen zyrtare të internetit të KQZ. Pra, partitë politike vijojnë të jenë të mbyllura për publikun dhe hermetike për transparen­cën dhe llogaridhë­nien publike. Në vendin tonë par- titë politike e kanë mision fshehjen e të ardhurave dhe të shpenzimev­e të realizuara prej tyre gjatë vitit kalendarik dhe gjatë vitit zgjedhor, por misioni i KQZ- së dhe i juaji si audit kontabël është bërja transparen­cë financave të tyre", theksoi Zguri. Sipas kreut të KQZ- së, "legjislaci­oni mbi partitë specifikon parime e standarde që lidhen me rregullat demokratik­e të funksionim­it, por nuk ka krijuar mekanizma institucio­nalë të monitorimi­t të zbatimit të ligjit, përveç Komisionit Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker, do të vijë në Shqipëri më 25- 26 shkurt 2018, si pjesë e një vizite në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë, presidenti Juncker së bashku me komisioner­in Johannes Hahn do të zhvillojnë takime me kryeminist­rin Edi Rama dhe presidenti­n Ilir Meta. Qendror të Zgjedhjeve, i cili kontrollon vetëdeklar­imet e partive politike nëpërmjet audituesve të licencuar".

Ndryshimet e fundit ligjore kanë sjellë përmirësim të transparen­cës së financave të partive politike, por jo transparen­cë të plotë.

 ??  ?? Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri
Kryetari i KQZ- së, Klement Zguri
 ??  ?? GJatë një mbledhjeje të qeverisë
GJatë një mbledhjeje të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania