Alkooli, duhanpirja dhe gurët në tëmth, shkaktarët kryesorë
Janë identifikuar një numër shkaqesh të pankreatiti akut e kronik që përfshijnë alkolizmin, gurët e tëmthit, kirurgjinë abdominale. Por kjo sëmundje shkaktohet edhe nga disa medika- sore të sëmundjes?
Pankreatiti akut ka këto shenja dhe simptoma si dhimbje abdominale në zonën e stomakut por që mund të përhapet dhe në shpinë, e cila ndjehet më shumë pas ushqimit. Por ky inflamacion mund të shkaktojë edhe të përziera apo të vjella, ndjeshmëri dhe mbrojtje kur prek barkun. Ndërkohë pankreatiti kronik përfshin këto shenja e simptoma si dhimbje e sipërme abdominale; humbje e rastësishme peshe; feçe të yndyrshme ( steatorrhea). Pancreatiti shfaqet kur enzimat digjestive prodhuar nga pankreasi bëhen aktive duke shkaktuar dëmtim të organit. Ndërsa normalisht, gjatë digjestionit ose tretjes normale, enzimat pankreatike të paaktivizuara kalojnë nga kanalet pankreatike për në intestinin e hollë si duodeni ( zorra e hollë) ku ato aktivizohen dhe ndihmojnë tretjen. Në pankreatit, enzimat bëhen aktive që në pankreas duke shkaktuar irritim të qelizave pankreatike, inflamacion dhe shenja e simptoma shoqëruese të pankreatitit. Si lind pankreatiti kronik? Me përsëritjen e pankreatitit akut dëmtimet e pankreasit bëhen kronike duke u bërë kështu dëmtime të parikthyeshme e që manifestohen me humbjen e funksionit të pankreasit, me probleme digjestive dhe me diabet. Pra, pankreatiti akut kalon në kronik, por edhe një pankreatit kronik mund të akutizohet.
Cilat janë disa nga komplikacionet që mund të sjellë pankreatiti?
Rastet e lehta të pankreatitit ( Mild pancreatitis ) mund të kalojnë pa trajtim, por rastet vërtet të rënda mund të jenë kërcënuese për jetën duke shkaktuar komplikacione serioze. Shenjat dhe simptomat e pankreatitit ndryshojnë në varësi të tipit të tij. Një inflama- cion që zgjat është një risk për transformime qelizore gjë që çon në zhvillimin e kancerit.
Si bëhet diagnostikimi sëmundjes?
Testet dhe procedurat mjekësore që përdoren për diagnozën e pankreatitit përfshijnë analizat e gjakut për enzimat pankreatike; testet e feçeve për matjen e nivelit të yndyrës në feçe, gjë që sugjerojnë për mosabsorbim të nutrienteve ushqimore. Një tjetër mënyrë diagnostikimi është edhe skaneri( CT) pasi ka vlerë për identifikimin e gurëve dhe shtrirjen e inflamacionit në pankreas. Eko abdominale, gjithashtu, identifikon gurët në rrugët e tëmthit dhe inflamacionin. Ndërsa, endoscopic ultrasound ose EUS është ekzaminimi më i përzgjedhur për vlerësimin e pankreasit dhe të patologjive të tij.
Si realizohet trajtimi pankreatitit?
Mënyra se si trajtohet pankreatiti varet nga forma e tij. Trajtimi i pankreatitit akut zakonisht kërkon hospitalizim për të stabilizuar gjendjen dhe inflamacionin dhe konkretisht përfshin ndërprerjen e marrjes së ushqimit nga goja në mënyrë që pankreasi të pushojë. Me kontrollin e inflamacionit kalohet gradualisht në dietë likide e më pas në dietë normale. Disa persona shërohen më shpejt ndërsa ata që kanë komplikacione kërkojnë kohë qëndrimi më të gjatë në spital. Rekomandohet pirja e një sasie të konsiderueshme uji 2- 3 litra në ditë si dhe mbajtja e një peshe trupore normale e një aktivitet i rregullt fizik. Vetëm me këto rregulla mund të parandalohen situata të tjera të pankreatitit.