ATP: 1500 dosjet e vitit ‘ 97, vlerësimi për çdo pronar
Ish- pronarët që janë kundër vlerësimit financiar që ka vendosur ' Agjencia' mund të ankimojnë Përfituesit në të gjithë vendin, dokumentet për të marrë paratë
Agjencia e Trajtimit të Pronat ka vlerësim et financiare për ishpronarët që kanë dorëzuar kërkesën për kompensim në vitin 1997. Agjencia bën të ditur se në përfundim të procesit të verifikimit të vendimeve të administruara pranë arkivës së ATP- së, u identifikuan gjithsej 1462 vendime të vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuara. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentacion dhe problematikat në vlerësim jepen të detajuara për çdo dosje. Lista e përditësuar është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.
Pronarët që janë dakord me vlerësimin e ATP- së kanë gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet. Përfituesit duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në ' Agjenci' për të dorëzuar kërkesën për ko- mpensim, konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes ( nëse është njohur në vendim); dëshmi trashëgimie, prokurë, deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar, vërtetim për numrin e llogarisë bankare, dokument identifikimi dhe mandat pagese. Ndërkohë, pronarët që nuk janë dakord me vlerësimin duhet që brenda 30 ditëve nga data e publikimit të listës të ankimojnë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit. Kërkesë për kompensim. Konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes ( nëse është njohur në vendim). Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.
Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/ përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë.
Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/ përfaqësuesi me prokurë të të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare. Dokument identifikimi. Mandatpagese.
3. 4.
5. 6.
7. 8. 9.