Aleanca, Kryemadhi: Me Bashën kundër varfërisë
Kryetarja e LSI flet për raportet me kreun e PD: Ruajmë integritetin e partive tona. Nuk jemi vasalë të njëri- tjetrit "Zgjedhjet vendore, do të përgatitemi për të gjitha variantet"
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Inte grim, Monika Kryemadhi, tha dje se problemi i përbashkët që kanë me kreun e PD- së, Lulzim Basha është lufta kundër varfërisë. Ajo tregoi gjatë një interviste për "News 24" se vetëm një ditë më parë ka pasur një telefonatë me kreun e PD- së. "Problemin nuk e kemi tek takimet apo bisedat. Problemi më i madh është që duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për varfërinë, nga e cila përfiton krimi e droga më pas", - tha Kryemadhi.
Ndërsa takimet publike mes tyre janë bërë pak më të shpeshta, të shumtë ishin ata që shkruanin një ditë më parë se kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi "po i shkelte sërish syrin" kryeministrit Edi Rama teksa bënte ftesë për bashkëpunim. E ftuar dje në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në "News 24", zonja Kryemadhi sqaroi se marrëdhëniet e LSI dhe PD, apo komunikimi mes saj dhe Bashës vijon të jetë si më parë. Ajo u shpreh se nuk e sheh kurrsesi komunikimin e tyre sikur njëri të ishte vartësi i tjetrit. "Unë nuk jam vartësja e zotit Basha. Secili prej nesh ruan integritetin e partisë së tij. Askush prej nesh nuk mund të sillet si vasal. Kjo nuk është marrëdhënia jonë", - tha Kryemadhi. E sa për mungesat e daljeve në publik, Kryemadhi tha se ishte së bashku me Bashën e Berishën në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. "Ishim bashkë, ishim ulur afër edhe në parlament. Biseduam për shumë gjëra. Ju kujtoj që bashkëpunimi mes partive nuk janë kafet që pihen në zyrë, bashkëpunimi në terren, në bazë. Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme është se çdo kenë shqiptarët për të ngrenë nesër", - tha Kryemadhi. Pas urimit të bërë për Ditën e Verës drejtpërdrejtë nga studio e lajmeve të "News 24", foli edhe për mundësitë e opozitës në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa për kandidaturën e përbashkët në zgjedhje lokale, Kryemadhi tha se janë në fazën e diskutimeve me PD për këtë çështje, duke theksuar se nuk janë ftohur marrëdhëniet me kryedemokratin Lulzim Basha. "Ne jemi në diskutime, jemi në fazën e dis- kutimeve për kandidatët, gjë që është e rëndësishme për kandidatin që do marrë përsipër jo vetëm fushatën po dhe strategjinë e qytetit në të cilin do kandidojë. Do fillojmë dëgjesat, do hidhen kandidaturat në tryezë, por është herët akoma për të vendosur. Por di të them që LSI do të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e varianteve", theksoi kryetarja e LSI- së. "Planet tona janë nga më të ndryshmet, se nga eksperiencat në zgjedhjet lokale të kaluara, në shumicën e rasteve kemi qenë gjithmonë
jo të tradhtuar, por strukturat e partive përkatëse nuk e kanë përkrahur kandidatin e LSI, ndërkohë që ne e kemi mbështetur qoftë kandidatin e PS, qoftë të PD. Do plotësojmë Komitetin Drejtues, që do orientojë aksion-
in politik të LSI në 61 bashki të Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk ka më luksin për të ndarë programe të majta e të djathta, por forcat politike të unifikohen në luftën kundër varfërisë", tha Kryemadhi.