Gazeta Shqiptare

Klandestin­ë me pasaporta false, si funksionon­te skema e trafikut

Ja itineraret që përdornin grupet kriminale për trafikimin e emigrantëv­e të paligjshëm Shqiptarët paguanin 7 mijë paund për në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada

-

Pas finalizimi­t të mega operacioni­t, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me trafikun e emigrantëv­e shqiptarë. Mësohet se personat e arrestuar bënin falsifikim­in e dokumentev­e për emigrantët e paligjshëm që kanë dërguar në Britani, SHBA, Kanada dhe Irlandë, sikur këta të fundit ishin shtetas europianë, bullgarë apo të tjerë. Mësohet se për trafikimin drejt Britanisë së Madhe, grupet kriminale merrnin nga 7 mijë paund për person. Ndërsa, për në SHBA dhe Kanada, personat e arrestuar merrnin nga 25 mijë deri në 30 mijë dollarë. Gjithashtu, bëhet me dije se 7 grupet kriminale kanë përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëv­e. Kjo për faktin se rreth 200 shqiptare janë dërguar në Britani, ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë zbardhur dhe itineraret që përdornin personat e arrestuar për të trafikuar shqiptarët. Po ashtu pohohet se ky rrjet i stërmadh kriminal kishte shtrirje në disa rrethe të Shqipërisë, por me bazë në Lezhë dhe u ofronte personave të interesuar pasaporta të BE- së të falsifikua­ra.

SKEMA E TRAFIKUT

Sipas burimeve nga policia, personat e përfshirë në trafikun klandestin pasi dublikonin pasaportat, vidhnin identitete­t dhe më pas vendosnin fotot e personave që interesohe­shin për të ikur në SHBA apo në Kanada. Burime për "GSH" bënë me dije se operacioni ka nisur prej më shumë se një viti më parë, ndërsa përveç policisë shqiptare, ky operacion u asistua edhe nga oficerë të SHBAsë. Të gjitha strukturat e Policisë se Shtetit, po vijojnë aksionin paralelish­t në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë, ku janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetëra

persona. Gjithashtu, burimet e mësipërme sqaruan se operacioni vijon dhe po bëhet i koordinuar për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona. Ndërkaq, nga kontrollet, personave që u arrestuan u janë sekuestrua­r shumë dokumente, pajisje që shërbenin për falsifikim­et,

por edhe shuma të ndryshme monetare. Për operacioni­n punuan edhe 2 agjentë speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamen­tit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA- ve në Tiranë.

ITINERARET E TRAFIKUT KLANDESTIN

Sipas burimeve zyrtare Mësohet se për trafikimin drejt Britanisë së Madhe, grupet kriminale merrnin nga 7 mijë paund për person. Ndërsa, për në SHBA dhe Kanada, personat e arrestuar merrnin nga 25 mijë deri në 30 mijë dollarë. Gjithashtu, bëhet me dije se 7 grupet kriminale kanë përfituar rreth 25 milionë dollarë nga trafikimi i emigrantëv­e.

nga Policia e Shtetit, itineraret që përdornin pjesëtarët e 7 grupeve të strukturua­ra kriminale janë: ShqipëriIt­ali- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri- Francë- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri- Bullgari- Belgjikë- Republika Domenikane- SHBA/ Kanada dhe Shqipëri- SpanjëAmer­ika Latine- SHBA/ Kanada.

 ??  ?? Materialet e sekuestrua­ra nga policia gjatë megaoperac­ionit, ku u arrestuan 39 persona
Materialet e sekuestrua­ra nga policia gjatë megaoperac­ionit, ku u arrestuan 39 persona

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania