Gazeta Shqiptare

Goditen 7 grupe të strukturua­ra kriminale, 39 persona në pranga e 12 të tjerë në kërkim

Policia: Aktiviteti kriminal shtrihej në disa vende, të përfshirë 51 persona Përgjatë 1 viti e gjysmë trafikuan 1.000 shqiptarë në SHBA, Angli, Irlandë dhe në Kanada

-

Shtatë grupe të struktu ruara kriminale që trafikonin emigrantë të paligjshëm janë goditur nga policia shqiptare në bashkëpuni­m me autoritete­t në SHBA, Kanada, EUROPOL dhe INTERPOL. Gjatë megaoperac­ionit të koduar "One If- By Land", janë arrestuar 39 persona, mes të cilëve 4 efektivë policie. Ndërsa janë shpallur në kërkim 12 të tjerë, në mes të cilëve 2 shtetas bullgarë. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se grupet kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Dominikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, në një periudhë prej një viti e gjysmë kanë mundësuar trafikimin e rreth 1 mijë personave ( shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA- ve dhe Kanadasë. Kjo kundrejt pagesës në euro dhe në dollarë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit dje bënë me dije se në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë 51 persona dhe se po punohet intensivis­ht për vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.

OPERACIONI

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dje bëri me dije se përgjatë natës të së premtes dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm është përmbyllur megaoperac­ioni i koduar "One If - By Land", në kuadër të goditjes së kontraband­imit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA- ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tij, i gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe ka zgjatur disa muaj. Mësohet se operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar në disa qytete të vendit tonë dhe konkretish­t në: Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Ndërkaq, Veliu pohoi se operacioni u realizua në koordinim me agjentët specialë të shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamen­tit të Shtetit në SHBA që janë atashuar në Tiranë; agjencitë e Departamen­tit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimi­t të Kufirit të SHBA- ve. Ndërsa, Dogana dhe Mbrojtja Kufitare- Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni. Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë: Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, policia e Kosovës, policia kombëtare span- jolle, policia franceze, policia italiane, etj. Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit tha se nga veprimet hetimoret ka rezultuar 7 grupe të strukturua­ra kriminale, të cilat operonin në vendin tonë dhe në disa vende të tjera kanë mundësuar kon- trabandimi­n e rreth 1 mijë shtetasve shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA- ve dhe Kanadasë. Lidhur me provat dhe faktet e grumbullua­ra me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat mate- riale të sekuestrua­ra, janë vënë në dispozicio­n të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të trafikantë­ve
Momenti i arrestimit të trafikantë­ve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania