Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha: Hetim jopolitik dhe transparen­t për Fran Frrokajn

Kreu i PD shkon në Lezhë: Nuk mund të ketë drejtësi selektive "Po bëhet presion i madh politik për të mbyllur çështjen ‘ Tahiri’"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha deklaroi dje, se për kryebashki­akun e Lezhës Fran Frrokaj hetimi të jetë i pavarur dhe jo politik. "Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashki­akësh të korruptuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie nën akuza për vepra të rënda penale, nuk do të dalin para drejtësisë",- tha dje, kreu i PD- së, Lulzim Basha, në një deklaratë për median, pas takimit me deputetët e komisionit hetimor "Tahiri". "Sot dua t'u them të gjithë shqiptarëv­e se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratik­e është i pandryshua­r, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanë­t më të lartë. Por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparen­t, të jetë jopolitik dhe i paanshëm",- tha Basha. Sipas tij, "Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesiona­le dhe jo një drejtësi të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër". Pas kësaj deklarate, Basha shkoi në Lezhë, ku pati takim me strukturat e PD- së atje, ndërkohë që në qytet pati protesta nga mbështetës të Fran Frrokajt. Ditën e hënë pritet që të mblidhet për herë të parë komisioni hetimor për çështjen "Tahiri". Për këtë Basha tha: "Në rastin e Saimir Tahirit ra shteti, pushuan së ekzistuari të gjitha institucio­net ligjzbatue­se në vend. Qëllimi i komisionit hetimor është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi, për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të trafikantë­ve të drogës dhe të grupeve kriminale të krimit të organizuar. Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi? Si dhe pse ndodhi që, me gjithë informimet e shumta për përfshirje­n e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, asnjë institucio­n shtetëror nuk e vuri atë para përgjegjës­isë?". Po ashtu sipas Bashës ky komision do të hetojë "si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucio­n shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar?". "Paralelish­t me punën e këtij komisioni, prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar "Ç'është kjo çudi ore? Asnjë socialist nuk preket dhe shkojnë në rrjetën e peshkatari­t të perlave një e nga një demokratët, LSI, PDIU.... Të vendosësh regjim e të thuash se po vendos drejtësi, kjo është kuja që po ndodh në këtë vend..", komentoi dje, ish- deputetja Mesila Doda.

grupin kriminal "Habilaj- Tahiri" dhe të gjithë policët dhe bashkëpunë­torët e tjerë politikë dhe jopolitikë të këtij grupi të rrezikshëm. Duhet ta bëjë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar. Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen "Tahiri",- deklaroi Basha.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania