Gazeta Shqiptare

Komisioni për "Tahirin", Alibeaj: Do verifikojm­ë a u pengua prokuroria

-

Deputeti

i Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj tha dje, se ngritja e Komisionit Hetimor për rastin e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dhe fenomenin e kultivimit të drogës në vend, është aksioni i parë politik që do zgjasë gjashtë muaj, e që PD angazhohet të zbardhë të vërtetën. Në emisionin "Kjo javë" me Nisida Tufën në "News24", deputeti demokrat thotë se këto dy çështje janë në interes të publikut, pasi fenomeni i kultivimit të drogës është zgjeruar ndjeshëm pas vitit 2013. Sipas Alibeajt, gjatë punimeve të këtij komisioni do të diskutohet nëse ka pasur pengesë të punës së prokuroris­ë për rastin "Tahiri". Duke përmendur ekstradimi­n e Nezar Seitit drejt Italisë, Alibeaj tha se një veprim i tillë u bë pengesë për hetimet e prokuroris­ë. Alibeaj tha se në komision mund të ftohet sërish Saimir Tahiri, por edhe Basha e Berisha, sipas ecurisë së punës. "Nuk ka ndonjë të fshehtë të madhe për të kuptuar punën e komisionit hetimor. Objektiv i komisionit janë përcaktuar dy çështje kryesore, së pari, për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ky fenomen ka pasur edhe mbështetje politike, madje një zhytje totale politike, siç është rasti i përfshirje­s së ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Së dyti, pra është çështja e përfshirje­s së ish- ministrit Tahiri. Komisioni hetimor nuk heton hetimet e prokuroris­ë, nuk e lejon ligji, Kushtetuta, ajo çka ne kemi interes është korrektesa ligjore, pra fakti: "A e kanë mbështetur apo e kanë penguar të drejtën për të hetuar të organeve të prokuroris­ë",- u shpreh deputeti i PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania