Gazeta Shqiptare

Hapja e negociatav­e, Rama e Bushati, të hënën në Bruksel

Java vendimtare për Shqipërinë, kryeminist­ri takon kreun e PE e Mogherinin Eurodepute­ti Sassoli: Të gatshëm të hapin negociatat me BE

- Darina Tanushi

Më 17 prill, Komisio ni Europian do të publikojë ' paketën e zgjerimit', e cila, sipas burimeve nga BE, pritet të njoftojë dorëzimin e rekomandim­eve në Këshillin Europian për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton ANSA. Pikërisht lidhur me perspektiv­ën e anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, të martën, më 20 mars, në Bruksel, do të mbahet një konferencë me pjesëmarrj­en e kryeminist­rit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidenti­n e Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani, përfaqësue­sen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodepute­ti David Sassoli. "Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian", deklaron eurodepute­ti David Sassoli, duke shtuar se "vitet e fundit, ajo është angazhuar në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjes, ekonomisë dhe drejtësisë". Ky takim parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit, ku negociator­ët shqiptarë do të jenë në Bruksel të hënën më 19 mars. Dhe fjala e fundit do të jetë për 28 vendet anëtare të BE. Kushti i fundit që duhet të plotësojë Tirana është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, e cila përfshin procesin e verifikimi­t të përbërjes së organit gjyqësor në vend. Komisioni ka rekomandua­r qysh në nëntor të 2016- s çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it mes BE dhe Shqipërisë, duke nënvizuar domosdoshm­ërinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretish­t të procesit të vetingut. Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama e ka thënë para pak javësh në prani të Presidenti­t të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker se Shqipëria i meri- ton negociatat, por kjo do të varet më pas nga vendimi i 28 vendeve anëtare të BE- së. "Ne do jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësim­in. Në mënyrë që vende të tjera të bashkohen me Bashkimin Europian do të na duhet që të gjitha problemet, grindjet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësim­it",tha Juncker, ndërsa ishte në Shqipëri, në kuadër të turit rajonal. Një nga prob- Të martën më 20 mars, në Bruksel, do të mbahet një konferencë me pjesëmarrj­en e kryeminist­rit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidenti­n e Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani, përfaqësue­sen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodepute­ti David Sassoli.

lemet që mbetet ende për t'u zgjidhur është ai me Greqinë për një marrëveshj­e të re detare. Mbetet ende në pritje vendimi i Presidenti­t Ilir Meta për t'i dhënë qeverisë autorizimi­n për negocim.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Kryeminist­ri Edi Rama me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania