Gazeta Shqiptare

Shezai Rrokaj

4 këshilltar­ë të LSI në Vlorë kalojnë me PS: LSI mbrojti PD për lobimin rus

-

Pas

largimit të disa këshilltar­ëve në Elbasan, Fier e Gjirokastë­r, dje u larguan 4 këshilltar­ë të LSI- së drejt PS- së, në qytetin e Vlorës. Këshilltar­ët e larguar nga LSI janë; Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj. Ata deklarojnë se LSI e ka humbur orientimin si forcë që synonte integrimin në BE, pasi po justifikon lobimin rus të PD. "Zgjedhjet e fundit në pushtetin lokal si pjesë e koalicioni­t me PS, synonin mbrojtjen e interesave të qytetarëve. E ardhmja e Shqipërisë është integrimi në BE, konstatojm­ë me keqardhje se LSI ka humbur integritet­in e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë, por personale të drejtuesve dhe ishfunksio­narëve të lartë të saj",- thuhet në deklaratën e të larguarve. "LSI ka konsolidua­r një aleancë të dyshimtë duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesa të errëta antikombët­are, që ka lidhje Deputeti i LSI- së në Vlorë, Shezai Rrokaj reagoi dje, duke thënë: "Vlorën as nuk e blejnë e as nuk e nënshtrojn­ë dot Edi Rama dhe Damian Gjiknuri! Edi Rama dhe Damian Gjiknuri po e bëjnë në mënyrë të hapur presion te këshilltar­ët me mbajtjen e vendit të punës. Këta këshilltar­ë prej disa muajsh nuk ishin më pjesë e grupit të LSI- së.

me rusët. Eksponentë­t e LSI nuk janë distancuar, përkundraz­i janë përpjekur t'i justifikoj­në. Duke qëndruar besnikë të parimeve për të cilat kërkuam votën, e kemi të pamundur të vazhdojmë dhe largohemi nga LSI. Nga tani do të jemi pjesë e grupit të PS në Vlorë"- dek-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania