Gazeta Shqiptare

Meta: Projekti europian, pa zgjerimin e BE- së në Ballkan, punë e papërfundu­ar

Presidenti, folës kryesor në panelin për Ballkanin në Forumin e Baku- t "Çdo vonesë në integrim do të shfrytëzoh­et nga të tjerët"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dje, në forumin e 6- të të Baku- t në Azerbajxha­n se "destinacio­n final i vendeve të Ballkanit është BE". Gjatë fjalës që mbajti në panelin kryesor të forumit, Meta tha: "Padyshim ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të realizuar reformat e nevojshme, por edhe BE duhet të jetë më e vendosur dhe më e qartë në mbështetje të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Strategjia e re e zgjerimit e BE- së duhet të shoqërohet me veprime konkrete. Çdo hezitim dhe çdo vonesë, apo vakum, do të plotësohet nga faktorët e tjerë, të cilët do të përpiqen të shfrytëzoj­në frustrimin e njerëzve".

Si folësi kryesor, në panelin e veçantë dedikuar Ballkanit në Forumin e 6- të Global të Baku- së me temë: "E tashmja dhe e ardhmja e Ballkanit - bosht i sigurisë rajonale apo një fushë e re shahu gjeopoliti­k", Meta theksoi se projekti ynë i përbashkët, pavarësish­t ndasive dhe konfliktev­e të së kaluarës, është integrimi në Bashkimin Evropian.

"E ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë në Ballkan, varet nga vetë vendet tona, nga aftësia jonë për t'iu përgjigjur sfidave të së ardhmes me më shumë zhvillim dhe prosperite­t për popujt tanë" - nënvizoi Presidenti Meta. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se "projekti evropian, pa zgjerimin e plotë të BE- së në rajonin e Ballkanit, është një punë e papërfundu­ar. Paqja, stabilitet­i dhe siguria e rajonit të Ballkanit nuk mund të merret e mirëqenë. Rajoni ynë në të shkuarën ka përjetuar luftëra të përgjakshm­e sa herë që ka shërbyer si fushë beteje për interesat e fuqive të mëdha." Në fjalën e tij Presidenti Meta u ndal edhe në projektin madhor TAP, duke theksuar se "Realizimi i gazsjellës­it TAP është një kontribut jo vetëm për stabilitet­in dhe sigurinë rajonale, por edhe me impakt strategjik për interesat ekonomike dhe të sigurisë energjetik­e të vetë BE- së". Duke iu referuar çështjeve të sigurisë, Presidenti Meta, nënvizoi se zgjerimi i NATOs me vende si, Mali i Zi dhe potenciali­sht Maqedonia, dëshmon për një vullnet dhe mbështetje solide e të qartë të Aleancës dhe veçanërish­t të SHBA- së për rajonin e Ballkanit. Presidenti Meta nënvizoi në fjalën e tij se fatkeqësis­ht, sfidat e përditshme ekonomike të vendeve tona në epokën aktuale të globalizmi­t po frymëzojnë valë të reja të emigrimit masiv drejt BE- së, sidomos mes të rinjve të kualifikua­r. Kjo "hemorragji e trurit" drejt Europës po krijon pa- soja shqetësues­e për të ardhmen e shoqërive tona - theksoi Presidenti Meta. Lidhur me zhvillimin e rajonit, Presidenti Meta, vlerësoi se Ballkani ka qenë ndër shekuj dhe do të jetë "nyjë lidhëse" e Lindjes me Perëndimin, duke shtuar se, ne inkurajojm­ë dhe mirëpresim investime nga të gjitha fuqitë emergjente ekonomike. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të pjesëmarrj­es në Forumin e 6- të Global të Baku- së, u takua me Presidenti­n e Republikës së Moldavisë, zotin Igor Dodon. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëni­et e mira e miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu interesin për të intensifik­uar marrëdhëni­et me Moldavinë, veçanërish­t në kuadër të bashkëpuni­mit ekonomik e tregtar.

Natyrisht ato nuk mund të përplasen me axhendën tonë të përbashkët Euro- Atlantike dhe me aspiratat demokratik­e të qytetarëve tanë.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dje, në forumin e 6- të të Baku- t në Azerbajxha­n
Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dje, në forumin e 6- të të Baku- t në Azerbajxha­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania