Gazeta Shqiptare

Vlahutin në Morinë: Shqipëria e Kosova, pa dogana, kur të jenë pjesë e BE- së

Ambasadorj­a e BE- së kundërshto­n idenë e kufirit pa dogana

-

Ambasadorj­a

e Bash kimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është shprehur kundër ideve apo projekteve për një kufi pa dogana mes Shqipërisë dhe Kosovës para anëtarësim­it të dy vendeve në BE. Shefja e Delegacion­it të Bashkimit Evropian e dha këtë mesazh nga pika kufitare e Morinës, ku inspektoi ecurinë e punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BEsë. "Në momentin që të dyja shtetet do të jenë anëtare të Bashkimit Europian nuk do të ketë dogana mes tyre ashtu siç nuk do të ekzistojnë doganat ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare", u shpreh Romana Vlahutin. Projekti i BE- së për modernizmi­n e pikës kufitare Morinë - Vërmicë është drejt përfundimi­t. Dogana e përbashkët do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët, jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe do të ndihmojë në mbështetje­n e investimev­e të reja. Ndërsa në lidhje me hapjen e negoci- atave, Vlahutin u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anëtare të BE e që do përmbyllet me një raport në qershor duke shpresuar që do të jetë një raport pozitiv. "Do të ketë një paketë në muajin prill, që do të bëhet një vlerësim. Më pas në qershor të gjitha shtetet do të bëjnë vlerësimin e tyre dhe do të marrin një vendim. Shpresoj për më të mirën", tha ambasadorj­a e BE- së, në Tiranë. Në këtë vizitë pikëkalimi­n kufitar të Morinës, Vlahutin shoqërohej nga drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Doganave të Shqipërisë, Belinda Ikonomi kreu i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë Kufitare nga të dy vendet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania