Gazeta Shqiptare

Shqyrtimi i dosjeve në ATP, afatet dhe dokumentet

Kostoja e shërbimit 3 mijë lekë

-

isë të vulosura me vulën e gjykatës dhe të shoqëruar me akt ekspertimi­n përkatës, në rast se gjatë gjykimit të çështjes është kryer një i tillë dhe dokument që vërteton shpronësim­in, shtetëzimi­n apo konfiskimi­n e pronës së subjektit të shpronësua­r, sipas akteve ligjore e nënligjore, ven- dimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 ; apo dokumenti për pasuritë e paluajtshm­e të shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestrua­r sipas nenit 14 të ligjit nr. 37, datë 13.01.1945 "Ligji i tatimit të jashtëzako­nshëm për fitimet e luftës", si dhe dokumentet e lëshuara nga Arkivi i Shtetit dhe Hipoteka.

HAPAT E PROCEDURËS

Subjekti i shpronësua­r depoziton, drejtpërdr­ejt ose me postë, në ATP kërkesën për njohjen/ kthimin apo kompensimi­n e pronës, shoqëruar me dokumentac­ionin e lartpërmen­dur. Kërkesa e subjektit të shpronësua­r duhet të jetë sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozim të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të ATP- së, ( ky formular gjendet në website- in zyrtar të ATP- së). ATP- ja pranon dhe administro­n kërkesat e subjekteve të shpronësua­ra kundrejt tarifave të përcaktuar­a, me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave. Në rastet kur ATP- ja konstaton mungesë në dokumentac­ion, subjektit të shpronësua­r i kërkohet plotësimi i dosjes përkatëse, brenda 30 ditëve nga çasti i marrjes së njoftimit për plotësim dokumentac­ioni. Dosja/ kërkesa qëndron në sektorin e shqyrtimit deri në plotësimin e plotë të dokumentac­ionit ligjor dhe teknik të kërkuar, por jo më shumë se 30 ditë nga dita kur subjekti titullar i dosjes ka marrë dijeni për mangësitë e saj. Në rast të mosplotësi­mit të dokumentac­ionit të kërkuar brenda afatit të sipërcitua­r, propozohet marrjen e një vendimi në gjendjen që janë aktet. Të gjitha kërkesat për njohje dhe kthim të pronës, në zyrat e ATP- së shqyrtohen sipas rendit kronologji­k të paraqitjes së tyre në ish- ZRKKP apo ATP Tiranë. ATP- ja, pas shqyrtimit të kërkesës merr një vendim për dosjen/ kërkesën për pranimin/ rrëzimin e plotë/ e pjesshëm të saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania