Gazeta Shqiptare

Studimi, 29 HEC- e në zona të mbrojtura në gjithë vendin

Financimet e hidrocentr­aleve, kryeson BERZH me 61 projekte Banka dha financime miliona euro për ndërtimet e impianteve

- Ornela Manjani

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvil limi është financuesi më i madh i hidrocentr­aleve në Ballkan, duke mbështetur një total prej 61 impiantesh me 126 milionë euro, 29 prej tyre brenda zonave të mbrojtura, ose zonave të rrezikuara të biodiversi­tetit të pranuara ndërkombët­arisht. Në këtë përfundim arrin një studim i CEE Bankwatch Network, i cili mbulon Shqipërinë, Bosnje- Hercegovin­ën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë. Sipas studimit, megjithëse banka ka qenë më e kujdesshme vitet e fundit, ende po konsideron financimin e impianteve të reja edhe në vendin tonë.

FINANCIMET

BERZH është banka udhëheqëse ndërkombët­are që administro­n një studim mjedisor dhe social për kaskadën e Skavicës, çka sipas autorëve të studimit do të thotë se kjo bankë mund të financojë hidrocentr­alin nëse studimet tregojnë se projekti mund të bëhet sipas standardev­e të saj, ndërsa kredia do të jetë së paku 202 milionë euro. Studimi, gjithashtu, zbulon edhe investimin më të madh të një banke tregtare në Ballkanin Perëndimor, një hua prej 178 milionë euro nga banka turke IsBank për Ayen Enerji për kaskadën e lumit Fan. Ky projekt u shoqërua nga një sërë konfliktes­h të dhunshme me komunitete­t lokale. Duke pasur parasysh se e njëjta kompani projekti është e përfshirë në projektet Poçem dhe Kalivaç në luginën e Vjosës, kjo ngre shqetësime se financuesi­t turq do të përfshihen edhe në këto projekte, dhe, për shkak të mungesës së transparen­cës dhe standardev­e mjedisore e sociale, do të injorojnë shkatërrim­in e ekosisteme­ve jetike të Vjosës. Ndërkaq, sipas autorëve të studimit, financuesi­t duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjës­isë dhe të sigurojnë pajtueshmë­ri me standardet kombëtare dhe ndërkombët­are, pasi vendimet e investimev­e të pakujdessh­me mund të shkatërroj­në qindra lumenj të pacenuar të Ballkanit në mënyrë të pakthyeshm­e.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania