Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Ka nevojë për më shumë mbetje, të merren masa

Incenerato­ri i Elbasanit

-

Ministri

i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie në qarkun e Elbasanit, ndërsa i ka kërkuar qeverisë dhe autoritete­ve lokale të trajtojnë në terma afatgjatë nevojën për mbetje. Kjo pasi, aktualisht, në këtë impiant depozitojn­ë mbetjet e tyre urbane pa pagesë Bashkia e Elbasanit, ajo e Cërrikut dhe disa njësi administra­tive në qark, ndërkohë që kapaciteti i tij është më i madh dhe është llogaritur të mbulojë mbetjet e të gjitha bashkive të qarkut Elbasan. "Kuptohet, impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë, por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë. Ajo çka duhet tu imponojmë qytetarëve por edhe autoritete­ve që duhet të marrin masat është që mbetjet të grumbulloh­en aty ku duhet të grumbulloh­en dhe të depozitohe­n në këtë impiant që ka edhe anën tjetër pozitive që prodhon energji elektrike. Këtu sot u njoha edhe me parametrat e prodhimit të energjisë elektrike dhe ka një funksion të shtuar për publikun, pasi energjia që çlirohet kthehet në energji elektrike dhe kontribuon në rrjetin elektroene­rgjetik". Ministri sqaroi se një impiant i tillë është duke u ndërtuar në Bashkinë e Fierit ndërsa edhe kryeqyteti do të ketë një impiant për të trajtuar mbetjet e veta urbane. Ndërkohë që, ftoi skeptikët të shohin nga afër investimin e Elbasanit.

PROBLEMI

Impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë, por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania