Gazeta Shqiptare

Helmoi vjehrrën me fostoksinë, Marjana Cmeta takon vajzën 6 muajshe në burgun e grave

21- vjeçarja shpërthen në lot: Më jepni një kartë telefoni

-

TIRANË - Marjana Cmeta, e cila afro një vit më parë helmoi me fostoksinë vjehrrën e saj, Lirije Lami është transferua­r në burgun e grave "Ali Demi" në kryeqytet. Mësohet se dy ditë më parë, 21- vjeçarja është takuar me prindërit e saj, të cilët i kanë çuar për ta parë foshnjën e saj 6- muajshe. Burime pranë burgut konfirmuan se e reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologji­ke, ndërsa ka shpërthyer në lot në momentin e takim- it me të bijën. Edhe pse me një peshë të rëndë mbi supe, Marjana ka marrë në krahët e saj foshnjën, e ka puthur përqafuar e ushqyer me gji, por pas 1 ore ato të dyja janë ndarë. Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë dhe është ende i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës. Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut e kanë sqaruar të akuzuarën për ngjarjen e rëndë se ligji e lejonte të rriste foshnjën bren- da këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur. Ajo ka kërkuar kohë, ndërsa ua ka besuar të voglën prindërve. Të njëjtat burime, thanë se e Marjana Cmeta nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasje­je. Për momentin ajo ka kërkuar vetëm një kartë telefoni që të mund të pyesë për të bijën. Krimi i kryer afro një vit më parë nga nusja 21- vjeçare, u zbulua falë këmbëngulj­es së Oltit, ish- bashkëshor­tit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistrua­r hoxha, Hysen Shehu, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën e saj 48vjeçare. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bin- dur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendosi ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokuroris­ë për të ngritur akuzën "Vrasje për shkak të rrethanave familjare" ndaj Marjana Cmetës.

 ??  ?? 21- vjeçarja Marjana Cmeta
21- vjeçarja Marjana Cmeta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania