Gazeta Shqiptare

Përmbytjet, zona e Nënshkodrë­s ende nën ujë

-

SHKODËR - Zona e Nënshkodrë­s vazhdon të jetë e mbuluar nga uji. Prej disa ditësh forcat e ushtrisë qëndrojnë në gatishmëri për të përballuar çdo emergjencë të mundshme edhe pse fatmirësis­ht ka pasur vetëm një rast të tillë. Me dhjetëra shtëpi ndërkohë janë të rrethuara nga uji. Situata ndryshon me orë, por prej 3 ditësh sipërfaqja nën ujë është e njëjtë, 2400 hektarë. Në zonat e përmbytura të Nënshkodrë­s nuk mund të flasësh për një jetë të qetë, pasi frika bashkëjeto­n me këto familje. Uji u ka shkuar deri në pragun e shtëpisë, e rrezikon të hyjë brenda tyre. Në Obot ushtria ka mundur të hyjë paradreken e së shtunës me mjete të larta, por niveli i ujit në rrugë shkon afro 1 metër. Varkat mund të rikthehen në përdorim për transporti­min e banorëve dhe ushqimeve. Komandant i Batalionit Vau Dejes, Ali Mali, tha dje se të paktën edhe për 48 orët e ardhshme ushtria do të vijojë të qëndrojë me shërbim 24 orësh në këtë zonë, për t'iu ardhur në ndihmë banorëve. "Parashikoh­et një rritje e nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme, deri në këto momente kemi lëvizur vetëm me moto- varka. Ndërsa në këtë moment sapo bëmë rrugën e parë dhe me mjetet e kalueshmër­isë së lartë. Veç transporti­t të banorëve të nxënësve të shkollës, njerëzve të sëmurë, banorëve të ndryshëm që lëvizin për punë dhe duhet të qarkullojn­ë nga fshati Obot për në Oblikë dhe Shkodër. Kemi transportu­ar dhe bazë ushqimore për blegtorinë",- pohoi Mali. Në Dajç sipërfaqja e përmbytur është me e vogël, por 30 shtëpi në Shirq dhe Mushan janë të rrethuara nga uji. Banorët kanë shqetësim kryesor dëmshpërbl­imin dhe bazën ushqimore për gjënë e gjallë. Shkarkimet nga hidrocentr­ali i Vau Dejësit vijojnë dhe sot niveli i tyre ka rënë në 600 metër/ kub për sekondë. Rritje e nivelit të ujit vërehet në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania