Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, 321 pronarët që marrin tapitë për shtesat e shtëpive

Ndërtuan pa leje, 43 personat që duhet të plotësojnë dokumentet për lejen Lejet e legalizimi­t në drejtorinë "Tirana 2"

-

ALUIZNI publikon listën me 321 person at që kanë ndërtuar shtesa pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t duhet të paraqiten pranë drejtorisë së ALUIZNI- t "Tirana 2". Gjithashtu, pranë kësaj drejtorie duhet të paraqiten edhe 43 pronarë të tjerë që kanë ndërtuar shtesa pa leje, por që nuk kanë plotësuar ende dokumentac­ionin e nevojshëm për të marrë lejen e legalizimi­t.

TAPIA

Procedurat për marrjen e tapisë ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të aplikojnë për tapinë pasi ajo të jetë gati. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania