Gazeta Shqiptare

Gratë diplomate që njohën Nënë Terezën, rrëfehen në një libër

-

versale. Secila prej pjesëmarrë­seve në antologji, ambasadore apo bashkëshor­te ambasadori, ka sjellë rrëfime e përsiatje të drejtpërdr­ejta, që i lidhin me Shenjtoren. Disa prej tyre kanë pasur fatin jo vetëm ta takojnë, por dhe të luten së bashku me të, dikush tjetër tregon një udhëtim nga Roma në Vjenë, pas lumturimit të Nënë Terezës - me reliktet e saj, një tjetër tregon dhe për takimin e Nënë Terezës në Tiranë më vejushën e diktatorit, një grua tjetër, tregon që e arrestojnë në moshën 18- vjeçare se shpërndant­e literaturë subversive, ndërsa më vonë nji- het me lutjet e Nënë Terezës duke fituar kështu lirinë e brendshme. Veç këtyre ka edhe mjaft dëshmi të tjera. “Fryma e Nënë Terezës na ka bashkuar të gjithave”, - shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që paraprin shkrimet, ku gjenden ato të ambasadore­ve, asaj të Mbretërisë së Bashkuar, të Bosnjës, të Gjeorgjisë, të San Marinos, të bashkëshor­teve të ambasadorë­ve të Japonisë, ndërkohë dhe konsulente e botimit, e Angolës, Austrisë, Kanadasë, Kilit, Guatemalës, Indonezisë, Italisë, Libanit, Polonisë, Republikës Demokratik­e të Kongos, Rusisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë e Bashkimit Europian. Në fund të librit janë vendosur dëshmitë e dy murgeshave shqiptare, Motër Elena e Motër Majlinda, të cilat të frymëzuara prej Nënë Terezës kanë ndjekur rrugën e saj.

“E kam ndjekur Nënë Terezën”, - thotë Edlira Zhiti. “Kam qenë në ditën e Lumturimit të Saj si pelegrine në Sheshin ‘ Shën Pjetër’ së bashku me bashkëshor­tin dhe djalin tonë, Atjonin.

Në ditën e shenjtërim­it të Nënë Terezës ku merrja pjesë si bashkëshor­te e titullarit të ambasadës shqiptare, sytë e mi nguleshin te vendi ku Atjoni ishte ulur dikur. Prania e tij e përhershme me ne, që drejton zemrën dhe hapat e mi, më thërriste ta bëja këtë libër, që përbashkon shtete e kontinente me bukurinë e pafund të shpirtit të gruas, të shenjtëris­ë së nënës”.

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania