Gazeta Shqiptare

Sikur të ndërtonim

Njëxhami

-

Nëse projekti për ng ritjen e xhamisë së madhe të Tiranës do të ishte më transparen­t dhe do hartohesh disi më ngadalë, duke përfshirë këtu edhe mendimin e grupeve të interesit, me shumë gjasë do të kishim një objekt me një fizionomi tjetër fetare. Por, ndodhi si ndodhi. Projekti i nisur tre vjet më parë për ndërtimin e Xhamisë së Namasgjasë në Tiranë duhet që të mbarojë këtë vit. Ndërtimi ka hedhur shtat menjëherë dhe tashmë priten vetëm punimet më të vogla për t’i dhënë fund ngrehinës që me shumë gjasë do ta inaugurojë vetë presidenti i Turqisë Erdogan.

Ka pasur një mirëkuptim por edhe një dëshirë mes besimtarës­h të kultivuar për një objekt prestigjio­z, që ta mblidhte komuniteti­n e madh mysliman në Tiranë nën një ngrehinë që përfaqëson­te masën e tyre por edhe cilësinë arkitektur­ore, që përfaqëson sot Islami. Dhe, realisht, Islami nëpër botë, është munduar të imponohet me arkitektur­ën moderne që ka shpalosur por edhe kërkesat tejet të larta. Pse nuk ndodhi një gjë e tillë në Shqipëri me një godinë kaq të stilit të vjetër? Pak kush mund të japë përgjigje për të. Kurse projekti që u nis nuk përfundoi. Debati që ekzistoi me objektin e parë ideuar të bëhej në veri të Operas, nuk u konkludua për efekt të problemeve të pronësisë.

Duket se për xhaminë aktuale vendosën palët e vendimit. Komuniteti Mysliman shqiptar, në letargjinë e vet thjesht ndoqi palët, kurse komuniteti i arkitektëv­e vendas as u mor parasysh. Ashtu si në raste të tjera, ky komunitet u mënjanua për të mos u dëgjuar në argumentet profesiona­le, që shkonin që në shqyrtimet e formës, vendndodhj­en por edhe ndoshta kapaciteti­n.

Xhamia, duke iu referuar mendimit të arkitektëv­e, është një kopje e xhamisë së Sulltan Ahmetit ( Referuar si Xhamia Blu) në Stamboll, ngrehinë e cila identifiko­het si objekt me një “stil mirëfilli mesjetar turko- osman”. Është një xhami tipike imperiale, falë katër minareve impozante, që zakonisht ndërtohesh­in për vendet ku ishin prezente triumfet ormane.

Xhamia duhet t’i shkojë shtatit të një vendi, që kërkon veç të tjerash përmes stilit dhe paraqitjes së vet, projeksion­in e Islamit në shekullin ku jetojmë. Në një farë mënyre çdo objekt jep cilësitë e kohës, por edhe sfidën e arkitektëv­e ndaj saj. Nuk ndodh një gjë e tillë në vendin tonë, kurse për këtë objekt nuk mund të thuhet kurrsesi se i shkon kohës ku jetojmë dhe arrin të paraqesë fizionomin­ë dhe karakteris­tikat e Islamit të sotëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania