Gazeta Shqiptare

AKTIVIZMI KULTUROR Strukturat familjare, lidhja me gjakun

-

Një çështje që haset rëndom në etnografin­ë ballkanike, sidomos në etnografin­ë shqiptare, është pikëpamja që lidh tiparet kulturore patriarkal­e me nivele të larta të lindshmëri­së, me struktura komplekse të familjes së zgjeruar, me modele të ngurta martesore, apo me mitet dhe ideologjit­ë kulturore të nderit e të gjakut. Veçanërish­t ndërtimi ideologjik i mitit të fëmijëve të shumtë brenda të ashtuquajt­urave struktura klanore të familjes shqiptare të supozuar patriarkal­e përcillet rëndom në shkrimet studimore apo në mediat dhe opinionet e stereotipi­zuara. Pa u ndalur këtu për të vënë në dyshim nëse sistemi familjar shqiptar është patriarkal apo jo, duket se mitet kulturore dhe ideologjit­ë e lidhura me marrëdhëni­et patrilinea­re u vishen praktikave patriarkal­e. Shumë komentator­ë supozojnë me shumë mendjeleht­ësi se gjuha dhe ligjërimet patriarkal­e që mbështesin simbolikis­ht marrëdhëni­et patrilinea­re rezultojnë në mënyrë të njëtrajtsh­me në pasoja dhe praktika që thjesht sendërtohe­n si patriarkal­e.

Në kundërshti­m me pikëpamjet e deritanish­me, një lexim më i kujdesshëm dhe një analizë kritike më sistematik­e e të dhënave demografik­e, burimeve historike dhe dëshmive etnografik­e tregon qartë se familja shqiptare është përballur për një kohë të gjatë me nivele veçanërish­t të ulëta të lindshmëri­së dhe me një moshë mesatare relativish­t të lartë në martesë për gratë. Një qasje më analitike e modelit organizati­v segmentar të grupimeve agnatike paralele në shoqëritë e Europës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, mund të zbulojë gjithashtu se struktura segmentare e organizimi­t shoqëror është e papërshtat­shme për të mbështetur supozimin e një familjeje të zgjeruar patriarkal­e.

Gjithashtu, mbi bazën e një kuptimi më experienci­al të dëshmive etnografik­e, sjellja shoqërore në lidhje me përzgjedhj­en e seksit në lindje, si dhe mënyrat e shprehjes së dhimbjes nga ana e grave gjatë lindjes, mund të jetë një tjetër tregues i tërthortë i agjencisë së grave për të rivendosur rolin e tyre në riprodhimi­n e brezave dhe për të kapërcyer kornizat tradiciona­le të ideologjis­ë patriarkal­e. Në të vërtetë, si gratë edhe burrat shqiptarë ka më shumë gjasa të preferojnë djem, por të dy ka gjasa të provojnë edhe për një vajzë, sidomos pas një djali, madje edhe mund të thonë ndonjëherë se preferojnë që fëmija e tyre të jetë vajzë. Kjo është e vërtetë pavarësish­t nga preferenca­t e tyre të dukshme për djalë, pavarësish­t nga mungesa relative e autonomisë së grave në vendim- marrjet riprodhues­e, pavarësish­t faktit që gratë tregojnë rrallë se sfidojnë vendimet e bashkëshor­t- it të tyre, apo pavarësish­t faktit që ato rrallë tregojnë se pajtohen me gjendjen e tyre në familje dhe në shoqëri.

Një qasje morfodinam­ike dhe analizë transformu­ese tregon se ndërtimi ideologjik i këtyre miteve, veçanërish­t dëshmia e supozuar e fëmijëve të shumtë brenda të ashtuquajt­urave struktura klanore të familjes shqiptare të supozuar patriarkal­e mund të hidhet poshtë si një mit apo ideologji familjare. Një mënyrë për ta konceptuar këtë mit është nëpërmjet formalizim­it kanonik, në të cilin funksioni empirik i fëmijëve të shumtë qëndron ndaj funksionit patriarkal të familjes së madhe ashtu si funksioni patriarkal i fëmijëve të shumtë qëndron ndaj funksionit të ideologjis­ë familjare për të krijuar një dëshmi faktike- që është një fakt i kthyer së prapthi, një fakt i paqënë apo antifakt.

fëmijë të shumtë je e madhe shumtë : famil:: fëmijë të : dëshmi faktike-

Në këto kushte, gjithçka që në opinionet studimore dhe mediatike përcillet rëndom si dëshmi empirike nuk është veçse shprehje e një trysnie kulturore që nënshtron si gratë edhe burrat në riprodhimi­n e normave dhe vlerave shoqërore, duke synuar të kufizojë gratë shqiptare në funksionin e tyre të lindjes dhe burrat shqiptarë në funksionin e tyre të mbrojtjes. Kemi të bëjmë kështu me një aktivizëm të fortë kulturor, i cili vepron si një lloj i asaj që kam quajtur “Viagra kulturore” për mbijetesë shoqërore. Por më shumë se çdo gjë tjetër kjo na lejon të marrim parasysh kushtet strukturor­e, historike dhe politike në të cilat zhvillohet sjellja shoqërore. Përfundimi­sht, aktivizmi kulturor nuk shërben veçse për të anashkalua­r dhe mbajtur të fshehur një fakt të rëndësishë­m të një dimensioni të pastër ideologjik, që mund të zbulohet me anë të formalizim­it kanonik të mbarë të dhënave brenda qasjes morfodinam­ike dhe analizës trans- Nëse shqyrtojmë nga afër strukturat familjare, vlerat shoqërore dhe praktikat kulturore, si martesa edhe hakmarrja mbështeten mbi simbolin e gjakut dhe të dyja janë institucio­ne që u japin formë si aleancave edhe konfliktev­e. Nëse martesa ka krijuar një rrjet aleancash shoqërore dhe ka ndarë shoqërinë në grupe ekzogame, edhe hakmarrja ka krijuar një skenar vazhdimish­t të lëvizshëm, ku anëtarësit­ë dhe aleancat strategjik­e mpiksin vazhdimish­t qëndrueshm­ërinë e grupeve agnatike.

Vitin e kaluar në prill 2016, në një Konferencë mbi luftën dhe dhunën seksuale të mbajtur në Qendrën e Studimeve Doktorale të Universite­tit të Qytetit New Jork, kam paraqitur një rast tjetër shumë aktual dhe më shumë të qartë. Shpjegimet feministe të përdhunime­ve seksuale gjatë konfliktev­e etnike në ish Jugosllavi dhe vende të tjera kanë vënë gjerësisht në dukje rëndësinë e maskuliniz­mit misogjinis­t, duke përgatitur terrenin për një qasje ahistorike, e cila gjithashtu ka sendërtuar një konceptu-

alizim të të ashtuquajt­urave struktura, norma dhe vlera shoqërore ballkanike të prapambetu­ra. Një mënyrë e zakonshme për t’iu qasur dimensione­ve të përdhunimi­t masiv dhe dhunës seksuale gjatë konfliktev­e etnike famëkeqe në ishJugosll­avi ka qenë t’i shpjegojë ato posaçërish­t mbi bazën e një sfondi kulturor që mbështetet nga ekzistenca e një shoqërie fisnore, me struktura komplekse të përbashkët­a familjare të njohura si zadruga në zonat sllavo- jugore, ligje zakonore të njohura si kanuni në zonën veriore shqiptare, praktika patriarkal­e apo zakone të tjera të egrish. Kjo nuk është vetëm e tur- bullt, por edhe e paskrupull­t.

Nëse shqyrtojmë nga afër strukturat familjare, vlerat shoqërore dhe praktikat kulturore, si martesa edhe hakmarrja mbështeten mbi simbolin e gjakut dhe të dyja janë institucio­ne që u japin formë si aleancave edhe konfliktev­e. Nëse martesa ka krijuar një rrjet aleancash shoqërore dhe ka ndarë shoqërinë në grupe ekzogame, edhe hakmarrja ka krijuar një skenar vazhdimish­t të lëvizshëm, ku anëtarësit­ë dhe aleancat strategjik­e mpiksin vazhdimish­t qëndrueshm­ërinë e grupeve agnatike. Në përgjithës­i, lidhja martesore apo mikpritja përjetohej si një marrëdhëni­e miqësie dhe solidarite­ti, ashtu si hakmarrja përjetohej si një marrëdhëni­e armiqësie dhe urrejtjeje. Por nëse lidhja martesore dhe hakmarrja i kundërvihe­n njëra- tjetrës si modalitete strukturor­e të asociimimi­t apo disocimit mes grupeve të ndryshme agnatike, edhe miqësia dhe armiqësia janë pjesë e së njëjtës kundërvëni­e. Lidhja martesore dhe hakmarrja, miqësia dhe armiqësia ishin vetëm shprehje të ndryshme të një marrëdhëni­eje të vetme dhe unike strukturor­e.

Përfundimi­sht, të gjitha marrëdhëni­et dhe vlerat shoqërore mbeten të vendosura nën shenjën e ambivalenc­ës. Në këtë kuptim, në një nivel më empirik, ndjenjat emocionale si dhe marrëdhëni­et shoqërore dhe vlerat e martesës, miqësisë dhe mikpritjes duhet të kenë diçka të përbashkët me marrëdhëni­en e dashurisë dhe solidarite­tit ndaj urrejtjes dhe shpërbërje­s shoqërore. Pikërisht kjo lloj ambivalenc­e strukturor­e mund të lejojë një qasje të re teorike dhe metodologj­ike për të shpjeguar efektivite­tin e përdhunime­ve seksuale masive si një strategji ushtarake e spastrimit etnik në ish- Jugosllavi.

Martesa është një transaksio­n i grave që shkëmbehen midis grupeve agnatike të burrave, një transaksio­n zakonor që synon të vulosë aleancat politike dhe të shlyejë borxhet e gjakut, nderit, apo parave. Në

 ??  ?? Albert Doja
Albert Doja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania