Gazeta Shqiptare

Sikur t’i dhuronim Tiranës një xhami moderne!

-

hej dhe komuniteti vendas, por qoftë dhe arkitektë të huaj, Shqipëria mund të kishte një xhami po kaq madhështor­e, jo me përfytyrim­e imperiale, por të këndshme , që e paraqiste si duhet ngrehinën mes zhvillimev­e të reja moderne të Tiranës.

Një shembull të bukur e paraqiti për publikun kohë më parë arkitekti Maks Velo. Një formë e jashtëzako­nshme në formë eliptike, e ndarë në mes, ku pjesa e sipërme do të shërbente për ritualin e faljes, shërbesat dhe të folmen e Imamit. Shoqëruar me një Minare, që po ashtu harkohej bukur krahas saj. Në një farë mënyre në mënyrë metaforike kishim Hënën e zbritur në Tokë, simbolin mysliman, parë në një perspektiv­ë tejet interesant­e. Interieri do kishte një akustikë të mrekullues­hme, që i jepte kuptim të gjithë ndërtimit, por edhe mënyrës së përhapjes së me- sazhit të myslimanëv­e në ditët e sotme.

Për fat të keq, projekti ose propozimi mediatik i arkitektit kaloi pa u vënë re dhe nuk është marrë parasysh sepse dukej që objekti i xhamisë së madhe ishte paravendos­ur. Maks Velo e ka paraqitur dhe e ka prezantuar dhe ishte shumë i dhënë që ndoshta edhe të përfshihej në ndonjë konkurs për të, por ndodhi që ajo ishte vendosur me kohë.

Themelet e xhamisë u hodhën më 13 maj 2015, në prani të Presidenti­t të Shqipërisë Bujar Nishanit dhe Presidenti­t të Turqisë Rexhep Taip Erdoanit. Xhamia mëtohet të përfundojë në vitin 2018. Ajo po realizohet me mbështetje­n financiare nga fondacioni i Presidencë­s turke të Çështjeve Fetare dhe do ketë mbështetje edhe nga qeveria shqiptare.

Elementët teknikë janë shumë sfidues: Xhamia do të ketë katër minare me gjatësi 50 metër dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e gjatë 30 metra. E gjithë sipërfaqja e xhamisë do jetë rreth 10,000 m2 kur kati i parë i xhamisë do të jetë i përbërë nga një qendër kulture, sallë konferenca­sh, bibliotekë, sallë ekspozitas­h, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit. Në llogaritje­t e arkitektëv­e besohet se do jenë rreth 4.500 besimtarë që do mund të falen njëkohësis­ht në xhami.

Xhami impozante por që realisht nuk i përshtatet shumë karakteris­tikave të sotme të Islamit shqiptar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania